Vrasja në Sarandë/ Një grup të rinjsh shkuan në lokalin e Rexhep Ismailit, kishin konflikt me një person tjetër – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Sarandë/ Një grup të rinjsh shkuan në lokalin e Rexhep Ismailit, kishin konflikt me një person tjetër –

11:22 | 08/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

U shfaq jo profesionale! –

PD do të ripërtërihet në çdo nivel, një nga nënkryetarët do të jetë grua –

Kemi dallime mbi raportin me Beogradin –

Qytetarët të duan në koshin e plehrave! –

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme (7 maj) në një lokal në Sarandë, ku viktimë mbeti 66-vjeçari Rexhep Ismaili.

Mësohet se një grup prej disa të rinjsh kanë shkuar në orën në lokalin e Rexhep Ismailit, i cili ndodhet pranë karburantit të tij. Personat që shkuan aty, kishin konflikt me një banor të fshatit Gjashtë, për çështje pronësie.

Në momentin që grupi i personave ka shkuar në vendngjarje, personi me të cilin kishin konflikt ndodhej në një tavolinë në verandën e lokalit me 66-vjeçarin Ismaili dhe 3 persona të tjerë.

Menjëherë ka nisur një debat verbal dhe më pas fizik me sende të forta mes palëve. Autorët dyshohet se nuk kishin qëllim konfliktin me Rexhep Ismailin. Pasi janë goditur me sende të forta, Ismaili është futur brenda lokalit dhe ka dalë me një armë zjarri tip “Kallashnikov” duke hapur zjarr disa herë ndaj grupit të të rinjve.

Nga ana e grupit tjetër, ka pasur kundërpërgjigje me pistoletë, duke e qëlluar një herë me plumb në kokë Ismailin, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

“Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të shtetasit R. I., gjatë një konflikti për motive që do të zbardhen gjatë hetimit, mes disa personash, ku fillimisht konflikti ka nisur me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi R. I., 66 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, Sarandë.

Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një shtetas tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se shtetasi L. T. ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. I. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.”- njoftoi policia.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit dhe të personave të përfshirë në konflikt.

Njëkohësisht, po ushtrohen kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Të Lidhura

U shfaq jo profesionale! –

U shfaq jo profesionale! –

nga 27
13:59 | 01/06/2026
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dënuar atë se çfarë ndodhi në protestën e zhvilluar në...

PD do të ripërtërihet në çdo nivel, një nga nënkryetarët do të jetë grua –

PD do të ripërtërihet në çdo nivel, një nga nënkryetarët do të jetë grua –

nga 27
13:43 | 01/06/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha foli sot nga selia e PD-së lidhur me atë që e konsideroi si procesin e Ripërtëritjes...

Kemi dallime mbi raportin me Beogradin –

Kemi dallime mbi raportin me Beogradin –

nga 27
13:31 | 01/06/2026
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se marrëdhëniet me homologun e Shqipërisë Edi Rama i ka të...

Qytetarët të duan në koshin e plehrave! –

Qytetarët të duan në koshin e plehrave! –

nga 27
13:13 | 01/06/2026
0

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i cili kërkoj...

Para
‘Hiqet patenta përgjithmonë kur…’/ Zbardhen ndryshimet në Kodin Rrugor, masa të ashpra për shoferët e dehur –

‘Hiqet patenta përgjithmonë kur...’/ Zbardhen ndryshimet në Kodin Rrugor, masa të ashpra për shoferët e dehur -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U shfaq jo profesionale! –

U shfaq jo profesionale! –

13:59 | 01/06/2026
PD do të ripërtërihet në çdo nivel, një nga nënkryetarët do të jetë grua –

PD do të ripërtërihet në çdo nivel, një nga nënkryetarët do të jetë grua –

13:43 | 01/06/2026
Kemi dallime mbi raportin me Beogradin –

Kemi dallime mbi raportin me Beogradin –

13:31 | 01/06/2026
Qytetarët të duan në koshin e plehrave! –

Qytetarët të duan në koshin e plehrave! –

13:13 | 01/06/2026
Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin –

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin –

12:59 | 01/06/2026

Më Të Lexuarat

  • U shfaq jo profesionale! –
  • PD do të ripërtërihet në çdo nivel, një nga nënkryetarët do të jetë grua –
  • Kemi dallime mbi raportin me Beogradin –
  • Qytetarët të duan në koshin e plehrave! –
  • Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin –
  • Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U shfaq jo profesionale! –
  • PD do të ripërtërihet në çdo nivel, një nga nënkryetarët do të jetë grua –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com