Read more
Detaje të rëndë zbulohen nga krimi i rëndë që ndodhi sot në Memaliaj, ku djali vrau me sëpatë babain e tij. Ngjarja ka ndodhur në pyllin e fshatit Shalës të Memaliajt, ku at e bir kishin dalë për të bërë dushk për bagëtitë.
Dyshohet se mes tyre ka pasur një sherr të çastit, çka ka sjellë edhe veprimin makabër, duke qëlluar me sëpatë mbi babain.
Mësohet se 35-vjeçari në vitin 2003 ka tentuar të vrasë të ëmën. Policia e Memaliajt është vënë në ndjekje të autorit i cili dyshohet se është fshehur në pyjet e fshatit.










