Gjykata e Kavajës ka dhënë masat e sigurisë për 5 të arrestuarit në Kavajë, për vrasjen e 52-vjeçarit, Ramazan Hasanlliu.
Është dhënë masa “arrest me burg” për katër të pandehurit Eraldo Hyka, Qazim Merkja, Ardian Dedej dhe Marjus Aliu ndërsa “arrest shtëpie” për shtetasin Agron Kollçakun.
Si pasojë e një sherri mes dy vëllezërve Aliu, nga të shtënat mbeti i vrarë 52-vjeçari Ramazan Hasanlliu, i cili po kalonte rastësisht në rrugë, teksa kishte blerë bukë.