Vrasja e Sajmir Beqirit në Elbasan një ditë më parë mbetet ende pa autor por Policia e Elbasanit njofton se është arrestuar roja i karburantit i cili është në pronësi të Beqirit
pasi dyshohet se ka parë ngjarjen.
Në njoftimin e saj policia bën të ditur se; “Arrestohet roja i karburantit për “Moskallzim Krimi”, në lidhje me vrasjen e djeshme. Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së djeshme , Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Shkëlqim Salla, 42 vjeç, banues në fshatin Godolesh Elbasan. Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë për moskallëzim të krimit, pasi duke qënë roje i karburantit në vëndin ku ndodhi ngjarja, dyshohet të ketë parë ngjarjen dhe të mos ketë kallzuar, pasi:
Më datë 11.04.2016, në Lagjen “Skëndërbej” në afërsi të një pikë karburanti, është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi:
Saimir Beqiri, 51 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë kqyrjes së vëndit të ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
6 copë gëzhoja, kalibër 9mm
2 copa predha
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes”.