Për banorët e fshatit vrasja në fshatin Gështenjas pasditen e sotme, kishte ndodhur për arsye e konflikt banal.
Safet Yskollari, u vra sot nga fqinji i tij dhe sapo ishte kthyer një vit më parë nga Amerika. Në një deklaratë për mediat, banorët shprehen se Yskollari ishte njeri shumë i mirë dhe i qetë. Ndërsa autorin e përshkruajnë si person negativ.
“Viktima ka qenë në Amerikë, nuk ka një vit që është kthyer. Jetonte atje. Ishte njeri shumë shakator, i sjelklshëm dhe i edukuar. I njoh të dy palët. Autori ishte njeri negativ, pa shkollë. Nuk ishte në rregull me trutë, nuk kishte edukatë. Viktima ishte njeri i shkëlqyer. Janë zënë për këtë vendin që nuk e ka asnjëri, as tjetri. Mustaqet e Çelo Picarit. Viktima ishte në Amerikë dhe erdhi. Jetonte këtu vetëm me gruan se fëmijë një bëri,”- tha një prej banorëve.
Ngjarja e rëndë u regjistruar rreth orës 17:50 në fshatin Gështenjas, Pogradec. Gjatë nisi për një gardh dhe dyshja u zunë. Manellari plagosi me thikë Yskollarin. Ky i fundit u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku ndërroi jetë. Autori Fatmir Manellari ndërroi jetë.