Kreu i PD, Lulzim Basha ishte dje në Mat, ku ka vizituar familjarët e tre viktimave të sulmit me armë në fshatin Shëlli, të tre punonjës të Bashkisë që ndodheshin në krye të detyrës. Kreu i demokratëve tha se kjo qeveri e ka katandisur vendin si mos më keq dhe krimi e ka pushtuar kudo.
I pyetur nga gazetarët nëse duhet të ekzistojë dënimi me vdekje në Shqipëri , Basha u shpreh se ky vendim i përket popullit, por kur PD të vijë në pushtet do bëjë referendum mbi ketë çështje.