Të tjera detaje bëhen të ditura lidhur me vrasjen e shqiptarit mbrëmjen e djeshme në Greqi.
Televizioni grek Star njofton se ngjarja ka ndodhur në një pyll pranë shtëpisë së shqiptarit 33-vjeçar, emri i të cilit ende nuk është bërë publik.
Dyshimet e policisë për vrasjen e shqiptarit kanë të bëjnë me pazare të prishura që kanë çuar më pas në ekzekutimin e tij. Ai është qëlluar nga afër, duket se nga personi me të cilin ka pasur takim.
Mjekët kanë njoftuar se shqiptari është qëlluar me dy plumba në shpinë dhe në këmbë. Ai është dërguar në spital, por kishte humbur jetën.