Shtyhet për në datën 9 janar gjyqi ndaj Arbër Paplekajt. Ky vendim u mor pasi mbrojtja e të pandehurve kërkoi kohë që të njihet me provat e prokurorisë. Ata donin të shihnin listën e dëshmitarëve të ngjarjes, që deri më tani nuk u është vënë në dispozicion.
Arbër Paplekaj akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme.
Konkretisht, më 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasjeje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve edhe një punonjëse policie.
Pas ngjarjes, në polici u vetëdorëzua Arbër Paplekaj, shoqërues i drejtuesit politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhit.