Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në 11 prill ora 12:00 shpalljen e vendimit për të akuzuarin e vrasjes së Mavri Mihalit.
Në seancën e sotme avokatët e Eugen Bitrajt, Kridens Allës dhe Marsel Allës kërkuan pafajësi. Ndërkohë, avokati i Dejvis Bitraj ka kërkuar rikualifikim të veprës penale, duke pranuar vrasjen, por të kryer përtej kufijve të mbrojtjes.
Marvi Mihali u vra përpara dy viteve, në verën e 2017. Sipas hetimeve, Dejvis Bitraj dhe Marvi Mihali janë konfliktuar për një telefon, pasi Mihali pretendonte se e kishte blerë me probleme. Ndërsa, Bitraj pretendon se e ka kryer vrasjen, për shkak se Mihali e ka fyer. Sipas të pandehurve, Mihali e ka ofenduar Bitrajn dhe ky i fundit ka kryer vrasjen.