Ka rënë në pranga autori i dyshuar i vrasjes së kryeplakut Gjin Marku në Lezhë.
Është arrestuar shtetasi Tonin Ndoj, 50 vjeç, banues në Lezhë, si autor i dyshuar i vrasjes së 65 vjeçarit pas një konflikti për motive të dobëta. Kujtojmë se vrasja ndodhi sot rreth orës 07:30 në fshatin Merqi të Lezhës.
Gjithashtu u sekuestrua arma tip ‘Kallashnikov’, me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.