Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest me burg” për bashkëpunëtorët e vrasjen e punëtorit të kondicionerëve Indrit Çelajn.
Vendimi i Gjykatës së Tiranës u mor në mungesë të vëllezërve Griseldo dhe Albano Kusi.
Vendimi i është dërguar policisë për të nisur kërkimin ndërkombëtar të Griseldo dhe Albano Kusit.
Për vrasjen e 26-vjeçarit Çelaj, Gjykata ka lënë në burg babain e tyre Bujar Kusin bashkë me Lorenc Veliajn, Ferdinand Bakallin dhe Ali Kusin, ndërsa Luan Çaka është dënaur me “arrest shtëpie”.