Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar dëshminë e kolegëve të efektivit të ndjerë të forcave RENEA, gjatë aksionit policor në Lazarat dy vite më parë, ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha.
Procesi gjyqësor ndaj të pandehurve do të vijojë tashmë me dëshminë e 10 policëve të tjerë. Të parët që do të dëshmojnë në seancën e radhës janë oficerët e RENEA-s kolegë të Bashës të cilët më 24 qershor 2015 ishin së bashku me të në aksion për arrestimit e vëllezërve Aliko dhe të kërkuarve të tjerë.