Prokuroria ka dhënë dënim të përjetshëm për dy autorët e vrasjes në “Lulishten 1 Maji” në kryeqytet, ngjarje e ndodhur më 1 tetor 2015.
Sipas prokurorisë, është provuar se të pandehurit Sael Sulaj dhe Vasiel Cavo janë vrasësit e Kevin Rugovës dhe Aurora Oskian.
Vrasja e dyfishtë ndodhi tetorin e kaluar. Objekt i atentatit ishte Elvis Gaçaj, që udhëtonte me viktimat e që mbeti i plagosur.
Atentati erdhi pas një konflikti për drogën mes autorëve dhe Gaçajt.