Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme vendin, ku dy persona babë e bir janë qëlluar për vdekje në banesën e tyre me armë zjarri. Policia ka reaguar lidhur me këtë ngjarje, teksa sqaron se shkak është bërë një konflikt familjar. Ish-dhëndri Besnik Pjetri, ka vrarë me armë ish-vjehrrin e tij Pjetër Perjakun bashkë me djalin Gent Perjaku.
Policia më tej sqaron se ish-dhëndri ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.
Ngjarja ka ndodhur konkretisht, mbrëmjen e sotme rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.