Fier-Është arrestuar sot shtetasi Sokol Caci, 41 vjeç që dyshohet se u ka siguruar autorëve makinën me të cilën është kryer vrasja e Denis Kasajt 6 muaj më parë.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë informon për ndalimin e shtetasit: -Sokol (Edvin) Cali, 41 vjeç, lindur në Rubik dhe banues në lagjen “Beslidhja”, Lezhë.
“Nga veprimet e deritanishme hetimore , rezulton se shtetasi Sokol (Edvin) Cali, dyshohet se automjetin Toyota Yaris, me targe AA 587 KF, të vjedhur në qytetin e Lezhës, e ka vënë në dispozicion të autorëve të vrasjes së shtetasit Denis Kasaj dhe plagosjes së shtetasve Kelmend Kastrati e Elton Margaritari, ngjarje kjo e ndodhur më datën 08.01.2016 në vendin e quajtur “Mulliri i Artë”, Fier”