Detaje të reja nga vrasja e çiftit shkodran, ndërsa fëmija i tyre 2-vjeçar arriti të mbijetpjë duke i shpëtuar breshërisë së plumbave. Sipas dyshmive, motivet e ekzekutimit të ish-policit Boran Bërçama dhe bashkëjetueses së tij fshihen tek e kaluara e të ndjerit, i cili ka punuar në Policisë së Shtetit.
Bërcama ka shërbyer për disa vite si agjent krimesh, por edhe me strukturat e rendit dhe sipas dyshimeve ai ka qenë bashkëpunëtor i një grupi kriminal të rrezikshëm në qytetin verior.
Për këtë arsye, 30-vjeçari ishte tranferuar inspektor rendi në Fushë-Arrëz, para se të jepte dorëheqjen në muajin prill.