Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Briken Sanaj te “Kodra e Diellit” në Tiranë, mbrëmjen e djeshme. 39-vjeçari Briken Sanaj është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka lënë bashkëshorten në garazh me makinë. Pasi ka dalë nga garazhi, autorët janë futur në rezidencën “Kodra e Diellit” me makinë, kanë thyer traun dhe kanë qëlluar në drejtim të 39-vjeçarit, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Disa orë pas vrasjes, një automjet u gjet nga policia në Qafë Kashar. Sipas policisë, bëhet fjalë për automjetin që u përdor nga ekzekutorët e 39-vjeçarit. Nga hetimet e deritanishme, gijotina.com mëson se mjeti rezulton i vjedhur çka shton ndryshimet për një atentat të mirëogranizuar nga autorët.
Sanaj prej më shumë se një viti ishte rezident te “Kodra e Diellit” dhe njihej nga roja private zonës si Anton Gjini. Policia po heton mbi të shkuarën e tij, ndërsa paraprakisht pista ku po hetohet ngjarja është hakmarrja.
Në vitin 2012, vëllai i 39- vjeçarit ka plagosur një person, megjithatë pasi të kryen hetimet e plota, policia pritet të zbardhë detaje për një pistë zyrtare, nisur kjo edhe hulmumtimi mbi të shkuarën e viktimës.
Gjithashtu pritet të zbardhen detaje pas ekzaminimit të armës së gjetur në makinë për të rënë në gjurmët e autorëve.