Ivana K. (26 vjeç), studentja e cila u gjet e vdekur në banesën e saj me qira në Zvezdara më 24 dhjetor 2022, dyshohet se është vrarë nga shqiptari i Malit të Zi, i identifikuar me iniciale J.G., i cili punon si udhërrëfyes për alpinistët në Prokletije. Sipas mediave serbe, ai u takua me Ivanën në një vend të ngjashëm. Për herë të parë e pa një vit më parë, por ajo u kthye edhe këtë herë.
Këtë e dëshmojnë fotot e shkurtit të vitit 2022 në të cilat Ivana dhe JG janë duke ecur në shëtitje. J.G., postonte shpesh në profilet e tij në rrjetet sociale foto me male, natyrë, prurje.
Po ashtu, që e vrara dhe J.G. ishin tejet të afërt e tregojnë edhe fotot që ai postoi në Instagram pasi Ivana u gjet e vdekur. Dyshimet tek ai shtohen në momentin që në banesën në Zvezdarë janë gjetur gjurmë ADN-je të J.G.-së. Kjo tregon se i riu i dyshuar e ka shoqëruar Ivanën në shtëpi në mbrëmjen fatale.