Vrasësi i edukimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasësi i edukimit

14:58 | 21/11/2024
në Kryesore, Opinion, Shqiperi
0

Nga Luçiano Boçi

Nuk e mendoja që tronditjes së opinionit publik për vrasjen e nxënësit 14-vjecar Martin Cani, do i shtohej tronditja nga piruetat e shpifura të Ramës për t’i treguar atij fajtorët e dramës së edukimit.

Në një nga ato daljet e zakonshme propagandistike, sa herë që i duhet të fajësojë të tjerët, Rama deklaroi se fajin e parë na e paska familja.

Read more

Pasojat e derbit: Disiplina ngarkon klubet me riparimin e ‘Arenës Kombëtare’

asojat e derbit: Disiplina ngarkon klubet me riparimin e ‘Arenës Kombëtare’

Ervin Salianji, takim me bazën në Gjirokastër, pritje e ngrohtë nga demokratët –

KPA gjen probleme me pasurinë –

Po, po teorikisht po z. Kryeministër!

Roli i familjes në edukim është thelbësor. E ky rol nuk pritet të zbulohet nga ty e aq më pak të transmetohet nga ty (na e kurse ironinë z. Vrasës i edukimit). Është në ADN-n e njerëzimit si funksioni themelor i këtij institucioni bazë të njerëzimit.

Madje, madje edukimi i familjes nuk ka asnjë lidhje me sistemet politike.

Me ato fetare po.

As me demokracinë, do të shkruante psikiatri, shkrimtari, sociologu e edukatori i famshmëm italian Paolo Crepet, i cili e ilustron rolin e familjes me një sinqeritet dhe thjeshtësi njerëzore, që s’ka asnjë lidhje me fjalët që ti i rrotullon me ngërç nëpër dhëmbët artificialë duke i bërë ato pis, pa vlerë dhe fallco:

“Fëmijët duhet t’i udhëheqim ne sepse ata janë më të vegjël – shkruan Crepet.

Në një pellg, rosat e vogla (bibat) ndjekin rosën nënë, njëra pas tjetrës. Keni parë ndonjëherë rosën të jetë pas bibave?

Është e pamundur, është kundër natyrës. Sepse rosat janë inteligjente. Ne, më pak se ato. Një baba apo nënë, është instruktor(e) fluturimi e duhet t’i mësojë fëmijës fluturimin. Nuk është dikush që shpreson se duhet të rrijë në shtëpi deri në moshën 60 vjeç dhe të shndërrohet në një lloj kujdestari falas. Ky është egoizëm, nuk ka të bëjë me dashurinë. Dashuria është t’i shohësh fëmijët e tu duke fluturuar”.

Dhe këtë e bën familja e vërtetë z. Kryeministër!

Ajo familja shqiptare që ka nënë, baba, vajzë, djalë e të ka rezistuar ty.

Familja e solide, familja e vlerësuar dhe e mbështetur ekonomikisht.

Familja që nuk është nën dhunën e thundrrën e politikës e presionit të votës.

Po për cilën familje, së cilës i drejton paturpësisht gishtin e fajtorit, e ke fjalën ti z. “Edukator i bandave”?!

Për atë familjen që e sulmon pamëshirshëm çdo ditë?!

Që e ke copëtuar e ndarë copash rrugëve të botës?!

Që e ke çuar në zgrip të ekzistencës e që lufton 24 orë në 24 për bukën e gojës së fëmijëve të tyre e që s’ka as kohë, as mundësi, as nerva të shoh si vijon zemra e zemrës së tyre ?!

Që s’ka as siguri jete, shëndeti e ushqimore?!

Që e ke rraskapitur duke e diskriminuar ekonomikisht, financiarisht, politikisht e gjeografikisht?!

Për atë familjen e ke fjalën, të cilën ke 12 vitë që e sulmon, e përqesh e përpiqesh ta shkatërrosh, e denigrosh që ta çorientosh e ta shpërbësh që të qerasësh axhendat perverse të atyre që të kanë siguruar ty pushtetin?!

Për atë familjen së cilës i kërkon t’i zhbësh nënën dhe babain me prindin 1 dhe prindin 2, vajzën e djalin, motrën dhe vëllain me festa e orgji transgjinorësh në mes të Tiranës bashkë me delfinin tënd agjinor?!

Ah po!

Ndoshta e ke fjalën për atë familjen që ke 12 vite që ua merr zvarrë me pensione qesharake e shpërblime tallëse për vota, gjyshërit e gjyshet!?

Gjëshërit e gjyshet të cilët i ke lënë pa fëmijë duke ia degdisur përtej kufinjve, pa gëzime, pa buzëqeshje, me lot në sy, pa nipër e mbesa.

Ti ja ke prerë dhunshëm mundësinë e edukimit familjes shqiptare, duke e përçudnuar atë!

Fajin, e dyta në rradhë, e ka shkolla – na thuake zotrote!

Ëëëëmmm e ditke ti këtë?!

Ti vetë si gjithmonë zero faj, se me demek ti s’ke lidhje me shkollat?!

Po po shkolla ka përgjegjësi për edukimin, të cilës jo rastësisht, në Amerikën e sotme republikane i është lënë detyrë parësore qeverisëse “rikthim i kontrollit të prindërve mbi edukimin e fëmijëve të tyre”

Po për cilën shkollë flet ti?!

Atë së cilës “i vure minat” sa erdhe në pushtet?!

Atë që sot i ka ngelur vetëm godina (në disa raste dhe ajo nuk ekziston)?!

Që në saj të politikave të tua “reformatore” ka humbur sot pothuaj çdo rol e çdo funksion edukues e transmetues dijesh dhe të cilën e ke shndërruar thjesht në një magazinë votash politike, ku hyjnë e dalin fëmijë që rriten nën tmerrin e së ardhmes së pasigurtë?!

E ka humbur edukimin se ti ia ke vrarë asaj edukimin z. “Vrasës i edukimit”!

Ia ke vrarë me vrasjen e Martinit dhe disa shumë të tjerëve që kanë rënë pre e dhunës shumëformëshme e skandaloze.

Ia ke vrarë me mbytjen e saj me lëndë narkotike fjalë e fundit e shkencës kimike e biologjike!

Ia ke vrarë me pushtimin e saj prej modeleve të tua “artistike” që ti ia imponon çdo ditë nxënësve si modele suksesi. Me modelin e banditit, përdhunesit, mashtruesit, të fortit të lagjes, të trafikantit që sa shkele në pushtet ai vure mbi kokë si deputet, kryebashkiak, administrator, drejtor, specialist, patronazhist, madje deri dhe mësues.

Mos harro!

E ke vrarë edukimin duke i vrarë shkollës mësuesin, të cilin e ke shndërruar në një letraxhi pa vlerë.

Ke ekzekutuar para fëmijëve tanë e prindërve të tyre autoritetin e tij, respektin për të, rolin që ai ka, rëndësinë që ai ka, aq sa sot nuk e dallon dot nga roja i shkollës, apo polici i sigurisë e rendit tënd të famshëm. Rend e siguri e bërë fërtele nga vrasjet, krismat e plumbat e kallashnikovëve, snajperave, silenciatorëve e thikave në duart e fëmijëve tanë.

Pooooo e kanë fajin, së treti dhe rrjetet sociale, mungesa e fitrave dhe e kontrollit!?

Bahhh sa i mençëm je? -do bërtiste një patronazhist. Këtu i fitove pikët e zemrat e votuesit!!!?

Mgjs dhe vetë e di që mbyllje nuk funksionon kështu sa hap e mbyll sytë e gojën.

Dhe këtu ka diçka që nuk shkon.

Këtu pyetja themelore është: a ka një filtër njerëzor të mbajë ty në kontroll në rrjetet sociale?!

A ndalesh ti dot e ca imitues të tu në tik-tok, fcb, snap e kudo me atë gjuhën tënde epike denigruese, lincuese, bullizuese, perverse, sharëse, urrejtjeje, që u shfaqet fëmijëve tanë sa guxojnë të hapin rrjetet sociale, sepse algoritmet e postimeve të tua të stimuluara me para e sejmenë i mbysin?!

A ndalesh ti dot kur me katër RTSH-të e tua helmon orë e çast fëmijët tanë dhe tërë mjedisin mediatik, social dhe atë politik?!

Prandaj qetësohu pak z. Vrasës i edukimit…Hiqe gishtin nga këmbëza e gjuhës vrasëse politike në media e rrjete dhe reflekto!

Reflekto drejt, jo duke u bërë gazi i botës, duke ia vënë fajin e madh, së katërti po për ty së pari, opozitës, se je bërë “meme” me këtë shfajësim. (Ti e di se kush nën/ i yti e përdor këtë  përcaktim! Ai që të fut drithma, sa herë shfaqet në ekrane. Aq shumë di për bëmat e tua)

Opozita të ka dalë borxhit z. Vrasës i edukimit!

Të ka kërkuar dhjetëra herë rikthimin e kolonës së edukimit në sistemin tonë arsimor, bashkëpunimin për të arritur objektivat në arsim, të ka nxitur ta financosh edukimin e arsimin në masën 5%, e jo të bësh fasada me ministri për fëmijët e të rinjtë por që janë pa shërbime për fëmijë e të rinj.

Të ka kërkuar t’i japësh fund luftës ndaj familjes, prindërve nënë e baba dhe mësuesve.

Ajo sinqerisht priti që ti të reflektoje e të merrje përgjegjësitë, por kjo për ty është vërtetuar e pamundur.

Ti asnjëherë nuk ke faj, sipas teje gjithmonë, sepse të kesh faj së pari duhet të kesh turp. Dhe kur s’ke turp, nuk të bën përshtypje asgjë.

Por përpiqu të edukohesh sado pak z. Vrasës i edukimit, duke kuptuar që demokracia dhe qeverisja nuk janë “vrasje” vlerash e edukimi dhe sundim politik vrastar.

Ato janë arte.

Jo vetëm piktura është art.

*Marrë nga “FB” i autorit

Të Lidhura

asojat e derbit: Disiplina ngarkon klubet me riparimin e ‘Arenës Kombëtare’

Pasojat e derbit: Disiplina ngarkon klubet me riparimin e ‘Arenës Kombëtare’

nga 27
20:16 | 11/12/2025
0

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka publikuar vendimet e fundit pas shqyrtimit të incidenteve të regjistruara në ndeshjet e javës...

asojat e derbit: Disiplina ngarkon klubet me riparimin e ‘Arenës Kombëtare’

asojat e derbit: Disiplina ngarkon klubet me riparimin e ‘Arenës Kombëtare’

nga 27
20:14 | 11/12/2025
0

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka publikuar vendimet e fundit pas shqyrtimit të incidenteve të regjistruara në ndeshjet e javës...

Ervin Salianji, takim me bazën në Gjirokastër, pritje e ngrohtë nga demokratët –

Ervin Salianji, takim me bazën në Gjirokastër, pritje e ngrohtë nga demokratët –

nga 27
20:08 | 11/12/2025
0

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji siç edhe kishte paralajmëruar ka nisur takimin e tij në Gjirokastër, me qytetarë, mbështetës e...

KPA gjen probleme me pasurinë –

KPA gjen probleme me pasurinë –

nga 27
19:38 | 11/12/2025
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga...

Para
Kristian Shkreli denoncohet nga biznesi në KPP: Favorizoi një firmë me 143 milionë lekë  

Kristian Shkreli denoncohet nga biznesi në KPP: Favorizoi një firmë me 143 milionë lekë  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

asojat e derbit: Disiplina ngarkon klubet me riparimin e ‘Arenës Kombëtare’

Pasojat e derbit: Disiplina ngarkon klubet me riparimin e ‘Arenës Kombëtare’

20:16 | 11/12/2025
asojat e derbit: Disiplina ngarkon klubet me riparimin e ‘Arenës Kombëtare’

asojat e derbit: Disiplina ngarkon klubet me riparimin e ‘Arenës Kombëtare’

20:14 | 11/12/2025
Ervin Salianji, takim me bazën në Gjirokastër, pritje e ngrohtë nga demokratët –

Ervin Salianji, takim me bazën në Gjirokastër, pritje e ngrohtë nga demokratët –

20:08 | 11/12/2025
KPA gjen probleme me pasurinë –

KPA gjen probleme me pasurinë –

19:38 | 11/12/2025
Protesta përpara kryeministisë, Lapaj akuza Endri Shabanit: Shërbëtor i Ramës –

Protesta përpara kryeministisë, Lapaj akuza Endri Shabanit: Shërbëtor i Ramës –

19:34 | 11/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pasojat e derbit: Disiplina ngarkon klubet me riparimin e ‘Arenës Kombëtare’
  • asojat e derbit: Disiplina ngarkon klubet me riparimin e ‘Arenës Kombëtare’
  • Ervin Salianji, takim me bazën në Gjirokastër, pritje e ngrohtë nga demokratët –
  • KPA gjen probleme me pasurinë –
  • Protesta përpara kryeministisë, Lapaj akuza Endri Shabanit: Shërbëtor i Ramës –
  • Policia tregon çfarë u gjet në banesat e vrasësve me pagesë, në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasojat e derbit: Disiplina ngarkon klubet me riparimin e ‘Arenës Kombëtare’
  • asojat e derbit: Disiplina ngarkon klubet me riparimin e ‘Arenës Kombëtare’

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com