Votim në vitin 1954, kur partia fitonte me gogla 100 për 100 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Votim në vitin 1954, kur partia fitonte me gogla 100 për 100

15:10 | 09/03/2017
në Uncategorized
0

Me këngë e valle, në rresht, hapur, pa dhomë të fshehtë, me gogla dhe jo fletëvotimi, shqiptarët votonin parinë dhe udhëheqësin e “dashur”… nuk kishte nevojë as për KQZ, as fushatë, as numërim me dorë ose elektronik.

Nga Afrim Krasniqi

Vota? Vendet me kulturë demokratike e lidhin votën me ndryshimin, zhvillimin dhe vendimarrjet e mëdha. Tek ne ndodh ndryshe, ne e lidhim votën me liderin, partinë, udhëheqësin. Të rinjtë qeshin me ne, kur u themi sesi votonim dikur, si në këtë video 1954, – me këngë e valle, në rresht, hapur, pa dhomë të fshehtë, me gogla dhe jo fletëvotimi, me 100% pjesëmarrje e 100% vota pro. Nuk kishte nevojë as për KQZ, as fushatë, as numërim me dorë ose elektronik. Dhe ky brez që është rritur e edukuar me këtë model votimi përbën sot elitën politike vendimmarrëse në Shqipëri. Shikoni si i bëjnë zgjedhjet në partitë që drejtojnë, – njësoj si kjo kronikë e vitit 1954. Pa rivalë, pa vota kundër, me këngë e valle, me dashuri për udhëheqësin dhe urrejtje për kritikët e tij.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ata duhet ta shohin këtë video për të parë se kujt i ngjajnë, – të rinjtë e sotëm duhet ta shohin për të parë sesi “në emër të popullit” diktatura sundonte e qetë. Dhe të gjithë duhet ta shohim për të reflektuar, e për të ngritur zërin, për të refuzuar zgjedhje të tilla në partitë politike, për të refuzuar mentalitete të tilla në zgjedhjet lokale e parlamentare, për të refuzuar ligjërimin e atyre që flasin në emër të popullit dhe mund të kthehen fatkeqësia e tij, për të refuzuar alternativat e turmave militante të majta e të djathta të gatshme të përsërisin të njëjtën pamje edhe në rrethanat e sotme, dhe për të kuptuar se ky vend e kjo shoqëri e ka nevojë jetike ndarjen me praktikat e gabuara të së kaluarës, krijimin e institucioneve të forta dhe jo liderëve të fortë, nxitjen dhe jetësimin në praktikë të normave demokratike, – të një demokracie funksionale në jetë, në shoqëri, në shtet, në parti, në familje, në shkollë, në kolektiv dhe kudo tjetër.

Kjo po, do të ishte revolucion, rilindje, republikë e re e gjithçka tjetër. Pa to, nuk jemi asgjëkund dhe nuk po shkojmë asgjëkund, harxhojmë kohë e fjalë, dhe në thelb, thjesht po ri-përsërisim me rotacion arrogancën, absurdin, provincializmin dhe etjen pakufi për pushtet të sundimtarëve të radhës.

https://www.facebook.com/afrim.krasniqi.50/videos/10212380912935837/

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Kuvendi i Shqipërisë mbështet rezolutën për lirimin e Haradinaj

Kuvendi i Shqipërisë mbështet rezolutën për lirimin e Haradinaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com