Vorën do e heqim nga duart e krimit, do jetë e qytetarëve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vorën do e heqim nga duart e krimit, do jetë e qytetarëve –

18:28 | 07/04/2023
në Uncategorized
0

Kandidati i koalicionit opozitar të partive të Berishës dhe Metës, për Bashkinë e Vorës Indrit Hoxha, ka mbajtur fjalën e tij përpara qytetarëve.

Indrit Hoxha deklaroi se Vora ka nevojë që të hiqet nga duart e kriminelëve dhe t’ju kthehet qytetarëve.

Fjala e Indrit Hoxhës:

Të dashur vëllezër dhe motra,

të dashur opozitar dhe demokrat,

të dashur qytetarë të Vorës,

I nderuar zoti Kryetar i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha

Sot është një ditë e gëzuar për Vorën dhe njerëzit e saj. Sot si asnjëherë në këto katër vite ndihet shpresa dhe fryma e ndryshimit. Ditëve të këqija për Vorën po u vjen fundit, dhe kjo falë jush, falë rezistencës dhe dëshirës tuaj për ndryshim.

Të dashur qytetarë të Vorës, ndihem i nderuar që Partia Demokratike, forumet e saj dhe aleatët tanë të koalicionit Bashkë Fitojmë. më besuan dhe më dhanë mbështetje për të Drejtuar Bashkinë e Vorës. I gjithë ky besim do të jetë një motivim dhe një përgjegjësi e madhe për mua . Do të bëjë të pamundurën të jem në lartësinë e duhur dhe t’ia u kthejë mbrapsht këtë besim, me punë e përkushtim, ashtu siç e meritojnë njerëzit e ndershëm dhe punëtor të Vorës.

Vora dhe njerëzit e saj, në katër vitet e qeverisjes së Rilindjes janë lënë totalisht në harresë. Njerëzit e saj janë trajtuar si njerëz së dorës së dytë. Prandaj shumë prej tyre sot, ose janë larguar, ose jetojnë në varfërinë që ka mbjell Rilindja këtu. Si ka mundësi, që një qytetet vetëm 10 kilometra larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, të duket si një cep i humbur i saj? Si ka mundësi,që porta hyrëse e kryeqytetit të vuajë sot mjerimin dhe varfërinë? Si ka mundësi, që Vora e cila ndodhet midis Tiranës dhe Durrësit, në mes të shkëmbimeve tregtare më të mëdha të Shqipërisë, të jetë sot një Bashki e falimentuar?

Përgjigja është vetëm një!

Kriminalizimi dhe korrupsioni. Në katër vitet e fundit Rilindja ka ndryshuar 5 kryebashkiak duke e kthyer Vorën në simbolin e krimit të pushtetit lokal të Edi Ramës. Vora nuk e meriton një poshtërim të tillë. Shikoni se çfarë po bëjnë me banorët e Bërxullës. Po i rrëmbejnë tokat për interesat e oligarkëve të lidhur me qeverinë. Po ja dëmshpërblejnë me një çmim qesharak duke u tallur me mundin dhe djersën e tyre. Dhe ky që kanë sot si Kryetar Bashkie, në vend që të bëhej zëri i qytetarëve dhe mbronte interesat e tyre, është bërë palë me qeverinë në këtë krim që po kryejnë atje.

Ne nuk jemi kundër zhvillimit. Përkundrazi! Partia Demokratike është ajo parti e cila ka investuar më shumë se askush tjetër në këtë zonë. Në rrugë, në infrastrukturë e çdo gjë tjetër. Por ama, ne kemi respektuar vlerën e pronës, i kemi dhënë hakun çdo qytetari me vlerën e tregut duke respektuar pronën private dhe sakrificën e çdo qytetari.

Të dashur qytetar, përpara disa ditësh këtu erdhi Erion Veliaj për të prezantuar kandidatin e Rilindjes. A thua se Veliaj e ndriti në Tiranë e tani po vjen të rregullojë Vorën ! Modeli që ai do të sjellë këtu, është modeli i korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. As nuk ju nxi faqja as I mbuloi turpi për atë çka i kanë bërë qytetarëve të Vorës në katër vitet e fundit.

Qeverisje e cila është bazuar totalisht në zhvatjen e taksave tuaja. Vora është në këtë gjendje ku është sot, jo se s’ka mundësi zhvillimi, jo se s’ka mundësi urbanizimi. I ka të gjitha mundësitë për mirëqenie ekonomike dhe një jetë cilësorë. I ka të gjitha kapacitetet njerëzore dhe ekonomike. Vora është në këtë gjendje vetëm e vetëm se taksat e qytetarëve kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve. Ju siguroj se të gjithë ata që kanë vjedhur qoftë edhe një qindarkë nga taksat tuaja, kushdo qofshin, do të shkojnë përpara drejtësisë.

Ne së bashku do ti kthejmë ligjshmërinë dhe dinjitetin Bashkisë dhe njerëzve të Vorës. Ata nuk mund t’ju gënjejnë më edhe për katër vite të tjera. Jam i bindur se ju do ta refuzoni një model të tillë. Përgjigja Juaj në 14 Maj do të jetë spektakolare duke refuzuar modelin e krimit dhe korrupsionit. Vora nuk e meriton një model të tillë. Ju nuk e meritoni një model të tillë. Këtë unë e ndjej sot këtu me ju.

Të dashur vëllezër dhe motra. Në 15 Maj fillon një periudhë e re për Bashkinë Vorë. Ne së bashku do t’ia heqim nga duart bashkinë krimit dhe do t’ia kthejmë atë qytetarëve. Në 15 Maj Bashkia Vorë kthehet në punë për ti shërbyer qytetarëve dhe për të zgjidhur problemet e tyre. Kjo do të bëhet e mundur nga bashkimi i të gjithë demokratëve, të cilët në Vorë treguan maturinë dhe përgjegjësinë për tu bashkuar më shumë se kurrë, duke vënë në plan të parë interesat e përbashkëta dhe jo interesat individuale.

Prandaj gjej rasti ti falënderojë të gjithë. Koha kur demokratët ishin pa përfaqësues në pushtetin lokal ka marrë fund. Koha kur demokratët ishin pas asnjë kryetar bashkie ka marrë fund. Në 15 Maj ata do përfaqësohen denjësisht dhe do të jenë motori i zhvillimit dhe fillimit të largimit të qeverisë së Edi Ramës. Dhe kjo periudhe e re politike do të fillojë nga Vora.

Të nderuar qytetarë të Vorës. Gjatë këtyre ditëve kam takuar shumë njerëz, kam parë nga afër çdo territor të Bashkisë Vorë. Dhe ajo që kam kuptuar është fakti se këtu ka njerëz të mrekullueshëm, njerëz punëtor që e duan këtë vënd dhe duan ta zhvillojnë atë. Thjesht ata janë penguar në katër vitet e fundit. Nuk janë lejuar të punojnë dhe jetojnë me dinjitet, nuk I janë krijuar mundësi punësimi për të mbajtur familjen e tyre sepse qeveria qendrore dhe lokale kanë qenë inekzistente për ta. Vora ka të gjitha mundësitë për të qene një zonë me zhvillim ekonomik dhe mirëqenie. Ka burimet natyrore dhe kapital njerëzor, është në një zonë gjeografike të favorshme. Ka cdo gjë për të qenë një bashki e urbanizuar dhe e zhvilluar. Në ditët ne vijim, bashkë me stafin tim, unë do takoj çdo njëri, çdo familje për ti paraqitur planin dhe programim tim për një Bashki me infrastrukturë moderne dhe mundësi ekonomike për të gjithë. Ne së bashku do t’ia dalim.

Së bashku do të fitojmë!!!!

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Arrestohet në Shqipëri i kërkuari nga Italia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë –

Paga minimale rritet në 50 mijë lekë –

13:23 | 01/01/2026
Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur –

12:57 | 01/01/2026
Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI) –

12:53 | 01/01/2026
Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie –

12:21 | 01/01/2026

Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci –

12:13 | 01/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Paga minimale rritet në 50 mijë lekë –
  • Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur –
  • Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI) –
  • Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie –
  • Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci –
  • Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makinat përplasen “kokë më kokë”, humbin jetën tragjikisht tre të rinj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Paga minimale rritet në 50 mijë lekë –
  • Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com