Vonesat e Reformës Zgjedhore, një lajm pa lajm – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vonesat e Reformës Zgjedhore, një lajm pa lajm

07:38 | 19/01/2017
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

 Nga Ben Andoni

Procesi i Reformës në Drejtësi ka qenë një alibi e bukur e politikës shqiptare për vonesën e Reformës Zgjedhore. Rekomandimet e OSBE/ODHIR, pas zgjedhjeve të përgjithshme katër vjet më parë, vlenin në momentet e para, por palët s’patën kohë, pasi ofendonin njëra-tjetrën për rezultatet dhe pastaj pasoi heshtja dhe kronika e amullt e Kuvendit tonë.

Ndërkohë, nëse Shqipëria do të ishte aq normale, një fakt për të cilën nuk kontribuoi dot as PS dhe LSI në koalicionin fitues por edhe PD: sistemi zgjedhor, përbërja e komisioneve zgjedhore dhe ndarja e zonave zgjedhore, duhet të ishin tashmë gati. “Ky është një rekomandim ndërkombëtar. Çdo ndryshim i elementeve të sistemit zgjedhor duhet të bëhet kohë më përpara dhe të jetë pjesë e diskutimi gjithëpërfshirës dhe transparent”, citohet ambasadori Borchard.

Nuk ndodhi asgjë e tillë dhe ato pak zëra, që janë ngritur në këto muaj për reformimin e procesit zgjedhor, janë mbytur nga kakofonia e zërave patetikë për Drejtësinë. E mu ashtu si ka ndodhur deri më tani, ndryshimet për Kodin Zgjedhor do ndodhin në fund për të mbetur të diskutueshme dhe shkak për sherrnajën që pason zgjedhjet tona me ankimimet e pafundme. Problemi më i madh ishte në vitin 2013, ku vonesat bënë që Reforma Zgjedhore të mos bëhej gati fare. Paçka se infrastruktura njerëzore e Kuvendit mund ta përballonte në këtë mandat, si çështje ajo u la për “t’u plasur” nga ana e PD-së dhe aleatëve të saj pak orë më parë, ku kushti kryesor u vu numërimi elektronik. Ironia më e madhe është se vetë PD-ja s’ka kontribuar deri më tani në asnjë nga elementët e Reformës Zgjedhore, për të mos thënë se votohet me reformën e tyre.

Dhe, pa mohuar ndihmën që i jep mbarëvajtjes së procesit zgjedhor ky numërim me kohën e mbetur mundësitë janë të vogla dhe gati nul që ai të mbyllet. Jo, sepse kërkon shumë më tepër se katër muaj, porse mundësia dhe predispozita e të dy partive kryesore për të ndryshuar është shumë e vogël.

Është çartje të besosh se në këto zgjedhje bizneset nuk do shantazhohen, votat s’do të ngacmohen prej të fortëve, kurse komisionet s’do prodhojnë sherre prej militantëve të partive. PD-ja kishte mundësi të mos ia linte PS-së këtë status quo, e cila i leverdis shumë më tepër.

Në thelb kërkesat e opozitës janë shumë të drejta dhe janë ato që duhet të qëndronin në bazë të procesit: realizimi i identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimin elektronik dhe numërimin elektronik të votave përmes një sistemi në shkallë vendi; dekriminalizimin përmes zbatimit të ligjit për dekriminalizimin dhe largimin e bandave; ulja e kostos së fushatës përmes reduktimit drastik të shpenzimeve; transparencë për burimet financiare dhe penalitetet duke përfshirë cilësimin e shitblerjes së votës si krim i rëndë; përdorimin e burimeve njerëzore të administratës në fushatë dhe struktura partiake, si edhe materialet e administratës; akses i drejtë në media, mbulim mediatik dhe normim i hapësirës publicitare në fushatën zgjedhore.

Kërkesa në bazë të drejta, por të paimagjinueshme për infrastrukturën në terren të partive që tani kanë filluar kalkulimet kokë më kokë. Nga të dy partitë e mëdha, nga ku buron ky konfuzion, po të kishte pak pastërti do kishte një Kod Etik që nuk do linte fotografimin e votës, do kishte pak sens mesveti për t’i vënë fre makutërisë me fondet dhe mbi të gjitha do frenohej përcjellja e asaj propagande të frikshme në të gjitha televizionet me kasetat përcjellëse.

Koha nuk pret, por më keq akoma ndarjet që përfaqësojnë palët dhe koha e munguar do të na lerë sërish në të njëjtin stad sa i përket Reformës Zgjedhore, që të bën të mendosh se lajmi për ndryshimet në Reformën Zgjedhore s’përbën lajm.

/javanews.al/

Etiketa: Ben Andonikonfuzionnumerimi elektronikODHIROSBEreforma zgjedhoreshitblerjestatus quo

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
E vërteta e dëshpëruar e Ilir Metës

Politika si dashuri dhe martesa si interes  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com