Lionel Messi një person i mrekullueshëm në fushë dhe jashtë saj. Fituesi 5 herë i Topit të Artë ka qenë duke hyrë në hotelin e tij në Montevideo para ndeshjes Argjentinë-Uruguai kur është përballur me një situatë të trishtë.
Një djalosh i vogël është gjendur jashtë hotelit, por truprojat e futbollistit nuk e lanë ta takonte. Messit i ra në sy kjo situatë dhe iu afrua vogëlushit për të bërë foto me të e për t’i dhënë autograf.
Gjesti i tij ka bërë xhiron e botës.