Një 43-vjeçar ukrainas është arrestuar nga policia shqiptare pasi kishte vjedhur një shumë të madhe parash pushuesve.
Sipas burimeve zyrtare Oleg Koval, në një hotel në lagjen nr. 1 të Sarandës i ka vjedhur një 40-vjeçari shumën prej 8300 eurosh. Kapja e tij u bë në Aeroportin e Rinasit, ku nga kontrolli i janë gjetur 32 prerje 50 euro, të cilat u sekuestruan ne cilesinë e provës materiale.