Katër punonjësit e bashkisë së Pogradecit që vodhën ndihmat humanitare që erdhën nga Gjermania për spitalin dhe institucionet arsimore, janë lënë në burg nga gjykata.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të katër të ndaluarit të cilët akuzohen për vjedhje, duke shpërdoruar detyrën e kryer në bashkëpunim, masë e cila u pranua nga gjykata.
Tri ditë më parë, policia e Pogradecit arrestoi përgjegjësin e rrugëve rurale dhe 3 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve publike të bashkisë së Pogradecit, Reshit Fraholli; Raif Mucka; Bektash Xhudellari; Marsel Mucllari pas denoncimit për vjedhjen e ndihmave.