VOA: Tërmeti nxori në dritë gabimet në ndërtime. Njerëzit po flenë në makina – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VOA: Tërmeti nxori në dritë gabimet në ndërtime. Njerëzit po flenë në makina

09:49 | 04/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Në qytetin e Durrësit po vazhdon vlerësimi i dëmeve të tërmetit në brendësi të gjithë lagjeve. Inxhinierët e bashkisë po ndihmohen nga ekspertë të huaj gjatë inspektimeve për gjendjen e banesave.

Banorët e pastrehë janë ende të shqetësuar për vështirësitë e dimrit, ndërsa autoritetet pohuan se janë duke siguruar mbrojtjen e tyre afatshkurtër si dhe kujdesin për një periudhë afatmesme.

Inxhinieri Adnand Toçilla thotë se secili grup arrin të kontrollojë rreth 20 ndërtesa në ditë, por kjo varet nga madhësia e pallateve dhe vështirësitë e banesave.

Read more

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën –

E konfirmuar! Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë –

Aty Rama mbyll pazaret korruptive –

E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha –

“Dëmet janë të mëdha edhe në rajonin 3, por deri tani nuk kemi shpallur asnjë objekt për të shembur. Kemi shënuar disa pallate që të mos hyjnë banorët. Tërmeti ka nxjerrë në dritë shumë gabime ndërtimi” – tha inxhinieri shqiptar.

Grupet e kontrollit të ndërtesave në Durrës përbëhen zakonisht nga 2 inxhinierë shqiptarë të bashkisë dhe nga një ose dy inxhinierë të huaj, që bëjnë së bashku vlerësimin e gjendjes së objekteve. Puna për fazën e parë vazhdon pa ndërprerë në secilën lagje.

Muslim Hasanaj, administrator bashkiak i rajonit 3, thotë se për fat të mirë kjo lagje nuk ka humbje jetësh njerëzore, por dëmet në ndërtesa po verifikohen një për një edhe sipas ankesave me telefona, edhe sipas radhës.

“Pallatet e shënuara me ngjyra dhe shirita nuk duhet të hyjnë njerëzit brenda kategorikisht. Ata banorë duhet të shkojnë në bashki dhe të marrin dokumentat për t’u strehuar nëpër hotele. Kjo është vetëm faza e parë e verifikimit, ndërsa në fazën e dytë do të rregullohen të gjitha banesat dhe qytetarët do të jenë të mbrojtur” – tha zoti Hasanaj.

Por banorët janë ende shumë të shqetësuar. Ata gjithë ditën u vijnë rrotull pallateve të plasura dhe në mbrëmje flenë ose në makina, në hotele ose në banesa të miqve.

“Sapo e kisha marrë tapinë pas 14 vjetëve, – tha pensionisti Vlash Xharja. – Kursyem gjithë jetën dhe tani jemi në qiell të hapur në mes të dimrit”.

Një tjetër banore e një pallati të dëmtuar rëndë, Vojsava Xhakoni, thotë se autoritetet duhet të ndërmarrin kontrolle dhe vendime të shpejta.

“Nuk dimë se si të bëjmë. As nuk mund të ikim, as nuk mund të rrimë. Presim kontrolle dhe askush nuk na e ndan zgjidhjen. Të ikim? Po ku të ikim? Të gjitha i kemi brenda nëpër pallate” – tha zonja Xhakoni.

Ermir Llukaj, banor i rajonit 3, thotë se po fle me fëmijët në automjet, përpara pallatit të shkatërruar.

“Hyra mes rrezikut dhe e pashë vetë. Një kolonë brenda në shtëpi është thyer në mes. Jam me familjen në mes të rrugës, dhe zgjidhjen e pres nga shteti” – tha zoti Llukaj.

Durrësi është aktualisht në mes të vështirësive të mëdha, mijëra familje kanë mbetur pa strehë.

Megjithatë, dita ditës po bëhen përpjekje për të dalë nga kjo situatë e rëndë.

Kthimi në jetën normale është një sfidë e vërtetë në qytetin bregdetar, i cili u godit fort nga tërmeti i 26 nëntorit./VOA

Etiketa: administrator bashkiak i rajonit 3banor i rajonit 3ekspertë të huajErmir Llukajgabimet në ndërtimeInxhinieri Adnand ToçillaMuslim Hasanajpallatet e dëmtuara rëndëtërmetiVojsava Xhakoni

Të Lidhura

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën –

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën –

nga 27
21:58 | 28/02/2026
0

Është mbyllur protesta e PD, e cila nisi rreth orës 18:30. Protestuesit u mblodhën në selinë blu, ndërsa Flamur Noka...

E konfirmuar! Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë –

E konfirmuar! Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë –

nga 27
21:44 | 28/02/2026
0

Media amerikane Fox News ka shkruar Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili sundoi Republikën Islamike për më...

Aty Rama mbyll pazaret korruptive –

Aty Rama mbyll pazaret korruptive –

nga 27
21:22 | 28/02/2026
0

Protestuesit hedhin molotov, policia ujë me piper, çfarë po ndodhë në zonën e ish-Bllokut. nderkaq, një protestues ka sfiduar policinë...

E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha –

E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha –

nga 27
21:06 | 28/02/2026
0

Situata u tensionua ndjeshëm gjatë protestës së Partisë Demokratike, ku kreu i PD-së, Sali Berisha, është goditur me spray piper...

Para
Rama: Parqe kujtese në vend të rrënojave në Durrës e Thumanë (Film)

Rama: Parqe kujtese në vend të rrënojave në Durrës e Thumanë (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën –

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën –

21:58 | 28/02/2026
E konfirmuar! Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë –

E konfirmuar! Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë –

21:44 | 28/02/2026
Aty Rama mbyll pazaret korruptive –

Aty Rama mbyll pazaret korruptive –

21:22 | 28/02/2026
E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha –

E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha –

21:06 | 28/02/2026
Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, protestuesit e PD hedhin ‘breshëri’ molotovësh dhe fishekëzjarrësh –

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, protestuesit e PD hedhin ‘breshëri’ molotovësh dhe fishekëzjarrësh –

21:00 | 28/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën –
  • E konfirmuar! Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë –
  • Aty Rama mbyll pazaret korruptive –
  • E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha –
  • Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, protestuesit e PD hedhin ‘breshëri’ molotovësh dhe fishekëzjarrësh –
  • Aksident tragjik/ 23-vjeçari me makinë, përplas këmbësorin. Ndërron jetë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën –
  • E konfirmuar! Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com