VOA analizon shefin e ri të BB: Ndryshim apo riemërtim? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VOA analizon shefin e ri të BB: Ndryshim apo riemërtim?

21:22 | 13/04/2023
në Uncategorized
0

Presidenti i ardhshëm i Bankës Botërore (BB) ka lindur në Indi dhe krijoi suksesin e tij të hershëm të biznesit atje, një fakt që mbështetësit thonë se i jep Ajay Bangas një përvojë të vlefshme për sfidat me të cilat përballen vendet në zhvillim që ndihmon banka.

Por jo të gjithë janë të sigurt se zoti Banga, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të dy dekadave të fundit në botën e korporatave amerikane, mund të bëjë ndryshimet e duhura në bankë që disa mendojnë se janë të nevojshme.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen vlerësoi aftësitë drejtuese të zotit Banga këtë javë në kuadrin e takimeve pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington. Zoti Banga, aktualisht nënpresident në firmën e investimeve private General Atlantic, ka më shumë se 30 vjet përvojë biznesi, përfshirë si drejtor ekzekutiv i kompanisë Mastercard si dhe në bordet drejtuese të Kryqit të Kuq Amerikan, Kraft Foods dhe Dow Inc.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

“Ai ka aftësitë e duhura drejtuese dhe menaxhuese, përvojën dhe ekspertizën financiare për të udhëhequr Bankën Botërore në një moment kritik të historisë së saj”, tha zonja Yellen.

Kjo erdhi pasi Presidenti Joe Biden, duke emëruar zotin Banga në shkurt, foli për “përvojën e tij kritike” në lidhje me sfidat urgjente botërore si ndryshimin e klimës, edhe pse rezymeja e tij nuk ka shumë aspekte që lidhen me klimën.

Banka Botërore – banka më e madhe dhe më e vjetër e zhvillimit në botë – përfshin 189 vende anëtare me një mision për të ulur varfërinë dhe për të krijuar mirëqenie në botën në zhvillim. Kërcënimi i ndryshimit të klimës është një fokus kryesor, pasi banka e sheh veten si financuesja më e madhe e veprimit klimatik në vendet në zhvillim.

Por drejtuesit dhe aktivistët nga vendet më të varfra, veçanërisht ato të cenuara nga moti ekstrem i përkeqësuar nga ndryshimet klimatike, kanë bërë thirrje për reforma masive në të gjithë sistemin e bankave shumëkombëshe të zhvillimit.

Të udhëhequr nga kryeministrja e Barbados, Mia Mottley dhe të mbështetur nga presidenti francez Emmanuel Macron, ata kanë nxitur të ashtuquajturën Nisma Bridgetown, e cila do ta bënte më të lehtë dhe më të shpejtë për vendet në zhvillim të goditura nga fatkeqësitë e motit që të marrin para me norma interesi më të ulëta si për rimëkëmbjen ashtu edhe për ndërtesa më të qëndrueshme.

Zonja Mottley postoi një foto të saj me zotin Bangas nga një takim i 11 marsit, duke thënë se të dy kishin diskutuar për Nismën Bridgetown dhe se si Banka Botërore “mund të jetë e përgjegjshme për të ndihmuar në shpëtimin e planetit, duke lehtësuar barrën për më të prekurit”. Franca ka treguar gjithashtu mbështetje për zotin Banga.

Ajay Bangas do të zëvendësojë të emëruarin e ish-presidentit Donald Trump. David Malpass, i cili njoftoi se do të tërhiqej këtë qershor, një vit më herët, pasi u vu nën presion për shkak të refuzimit për të thënë nëse ishte dakord me konsensusin shkencor për ndryshimin e klimës.

Analistët e financave të klimës janë të lehtësuar që zoti Bangas të paktën beson se ndryshimi i klimës shkaktohet nga lëndët djegëse fosile. Por shumë janë skeptikë se përvoja e tij është një përshtatje e natyrshme për financimin e klimës. Dhe ndërsa ai vjen nga India, një vend që po vuan pasojat e ndryshimeve klimatike që po lufton njëkohësisht me kërkesat në rritje të energjisë dhe efektet e ndryshimeve klimatike, karriera e tij e gjatë në Amerikë bën që suksesi i punës së tij në Bankën Botërore të lihet për t’u vlerësuar më vonë.

Anit Mukherjee, një bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Kërkimor Observer America, një institut i përkushtuar ndaj zhvillimit global të Indisë, e quajti vendosjen e zotit Banga në post “një moment krenarie për Indinë”.

“Duke qenë se është rritur në Indi, Banga ka të ngjarë të kuptojë problemet me të cilat përballen vendet në zhvillim. Është gjithashtu e qartë se ai i kupton tregjet në mbarë botën,” tha zoti Mukherjee, i cili ka punuar ngushtë në reformimin e bankave shumëpalëshe të zhvillimit. ” Është ende e paqartë nëse ai do të kuptojë sfidat e financimit dhe zhvillimit të klimës”.

Harjeet Singh, kreu i strategjisë politike globale në organizatën Climate Action Network International, e quajti largimin e zotit Malpass një mundësi historike për të “ndryshuar sistemin”. Por zoti Banga është si vera e vjetër në një shishe të re, tha zoti Singh.

“Ai ka punuar në korporata, motivi kryesor i të cilave është fitimi. Kur bëhet fjalë për zhvillimin, veçanërisht ndryshimi i klimës, ka të bëjë me drejtësinë dhe barazinë”, tha zoti Singh. Përvoja e zotit Bangas “nuk frymëzon besim,” tha ai.

“Ne po përballemi me kriza të shumta përfshirë ndryshimin e klimës, krizën e borxhit dhe krizën bankare. Nuk mund të vazhdojmë me të njëjtat sisteme që janë përgjegjëse për këto kriza”, tha zoti Singh.

Luiz Vieria, koordinator i Projektit Bretton Woods, i cili mbikëqyr Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, u ankua për traditën e padrejtë sipas tij, me të cilën SHBA zakonisht emërojnë kreun e Bankës Botërore dhe Europa emëron kreun e FMN-së. Zoti Banga “nuk i plotëson kriteret”, tha ai.

Djali i një oficeri të ushtrisë indiane, Banga lindi në vitin 1959 dhe u arsimua në disa nga institucionet kryesore të Indisë. Kur ekonomia e Indisë u liberalizua në fillim të viteve ’90, Banga arriti të punonte dhe të ngrihej në radhët e korporatave shumëkombëshe që hynë në Indi.

Që kur u transferua në SHBA në fillim të viteve 2000, zoti Banga ka mbajtur pozicione prestigjioze në botën e korporatave, përfshirë drejtimin e Mastercard-it dhe pozicionin si drejtor i Exor dhe Temasek, si dhe të kompanive mediatike si Mediacorp dhe Economist.

“Emërimi i një profesionisti si Banga është një mënyrë e shkëlqyer për të hapur bisedën me vendet në zhvillim,” tha Suranjali Tandon, një asistent profesore në Institutin Kombëtar të Financave Publike dhe Politikave, një institut kërkimor i lidhur me qeverinë indiane.

Por zonja Tandon vë në pikëpyetje nëse zoti Banga do të jetë në gjendje ose do të dëshirojë të ndryshojë në mënyrë drastike mënyrën se si funksionon Banka Botërore.

“Përvoja e tij në sektorin privat e bën atë të aftë të marrë rreziqe të mëdha për të siguruar fitime të larta,” tha ajo.

“Financimi i zhvillimit, veçanërisht financimi i klimës, ka të bëjë me investime me rrezik të lartë dhe me fitim të ulët. Duke pasur parasysh këtë, nuk shoh që Banka Botërore të transformohet rrënjësisht nën udhëheqjen e tij”./VOA/

The post VOA analizon shefin e ri të BB: Ndryshim apo riemërtim? appeared first on 27.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Kavaja po kthehet në origjinë, tek demokratët –

Kavaja po kthehet në origjinë, tek demokratët -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –

23:01 | 17/01/2026
Evropa do të përgjigjet e bashkuar –

Evropa do të përgjigjet e bashkuar –

22:25 | 17/01/2026
Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës –

Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës –

21:31 | 17/01/2026
Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion –

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion –

21:07 | 17/01/2026
Burnley i Brojës bën “mrekullinë” në Liverpool, nuk fal as Chelsea –

Burnley i Brojës bën “mrekullinë” në Liverpool, nuk fal as Chelsea –

20:47 | 17/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –
  • Evropa do të përgjigjet e bashkuar –
  • Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës –
  • Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion –
  • Burnley i Brojës bën “mrekullinë” në Liverpool, nuk fal as Chelsea –
  • Tensionohet situata në protestën e Lapajt para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –
  • Evropa do të përgjigjet e bashkuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com