Policia e Vlorës ka arrestuar rojen e një lokali nate në Borsh për akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Erklejd Gjinaj, 28 vjeç, banues në Librazhd.
Policia sqaron se 28 vjeçari u kap me lëndën narkotike, të cilën e mbante të fshehur në një çantë sportive ku brenda së cilës u gjetën 2 pako me material bimor të dyshuar si Cannabis Sattiva.