Policia kufitare në Vlorë ka sekuestruar sot një skaf italian i dyshuar që përdorej për trafik lëndësh narkotike.
Mësohet se brenda skafit i cili u kap pranë vendit të quajtur “Gjiri i Gramës” nuk kishte persona.
Policia ka bërë bllokimin dhe sekuestrimin e mjetit lundrues tip skaf me flamur italian, me gjatësi 9 m dhe me një motor “Mercruiser 502, me fuqi 500 kf.
Gjatë kontrollit të imtësishëm që i është ushtruar këtij mjeti nuk është konstatuar ndonje send apo material i kundraligjshëm.