Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kërkovë të Vlorës.
Mësohet se 40-vjeçari me iniciale A.C ka plagosur me thikë motrën e tij A.C. Sipas policisë në momentin kur ka kryer plagosjen 40-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.
Autori është shoqëruar nga policia ndërkohë që nuk dihet ende gjendja shëndetësore e motrës së tij.