Rrjetat e një peshkarexhe kanë hasur mbetjet e një skafi të mbytur në veri të ishullit të Sazanit në Vlorë.
Policia dyshon se mjeti lundrues mund të jetë mbytur në fillim të muajit mars, ngjarje për të cilën u shoqëuan një shtetas italian dhe një shqiptar.
Policia kufitare e ndihmuar nga polumbarët e bazës detare të Pashalimanit po punojnë për të nxjerrë në sipërfaqe mjetin lundrues ndërsa peshkarexha mundi ta afronte deri 1 milje nga triporti.