Një plagosje me thikë ka ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Uji i Ftohtë” në qytetin e Vlorës. Një 17-vjeçar ka goditur tre herë me thikë një 23-vjeçar, pasi janë konfliktuar më parë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet në ngarkim i kaluan prokurorisë së rrethit.