Rreth një orë betejë me flakët i është dashur zjarrfikëseve të Vlorës për të vënë nën kontroll flakët që kanë përfshirë një restorant në zonën e Pyllit të Sodës, në Zvërnec.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa dyshohet se shkaku i zjarrit që ka shpërthyer në restorant të ketë qenë aksidental.
Menjëherë pas sinjalizimit, zjarrfikëset e Vlorës kanë mbërritur pranë restorantit dhe kanë bërë të mundur vënien në kontroll të flakëve pasi rreziku ishte shumë i madh.
Nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale në restoranin ku shpërthyen flakët.