127 bimë kanabis janë asgjësuar nga policia e Vlorës, në fshatin Rexhepaj, të cilat ishin të kultivuara në dy parcela.
Bimët narkotike janë gjetur në vendin e njohur si “Korije e madhe” dhe behet e ditur se janë asgjësuar me anë të djegjes.
Gjithashtu blutë e Vlorës kanë arrestuar 42- vjeçarin Riza Mehmetaj, banues në fshatin Rexhepaj, pasi pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ishte personi i cili kishte kultivuar bimët narkotike.