Policia ditën e sotme zhvilloi një aksion anti-drogë në Vlorë dhe në fshatrat e lumit të këtij qyteti. Gjashtë persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Mësohet se aksioni u ndërmorr pas informacioneve në rrugë operative.
Ende nuk janë bërë publike indentitetet e të arrestuarve, ndërkohë disa prej tyre janë të dyshuar për grabitje apo djegie automjetesh.