Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë në Vlorë trupi i një 50 vjeçari.
Trupi i viktimës të identifikuar si shtetasi me iniciale L.Xh është gjetur në ambientet e lokalit të tij në lagjen “28 Nëntori” të qytetit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe aksidentale ndërsa ende po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.