Nuk ka histori as sfida e pestë e fazës së grupeve për Vllazninë e femrave në UEFA Champions League, ku skuadra shkodrane regjistron humbjen e radhës.
Chelsea që kryeson grupin A, kaloi lehtësisht 4-0 në “Loro Boriçi” duke i shkaktuar një tjetër disfatë ekipit kuqeblu që nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës në këtë fazë të rrugëtimit europian.
Golin e parë e shënoi Sophie Ingle në minutën e 12.
8 minuta më pas, Francesca Kirby dyfishoi shifrat duke ia lënë stafetën Svitkovas në pjesën e dytë.
Ndeshjen e fundit, Vllaznia do ta luajë në transfertn madrilene kundër Realit.