Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vllahutin, tha sot se krimi nuk mundet t’i mund institucionet. Në konferencën vjetore të OLAF që u mbajt paraditen e sotme në Tiranë, Ambasadorja bëri thirrje për një forcim të bashkëpunimit rajonal si dhe ngritjen e institucioneve të cilat luftojnë mashtrimet, institucione të cilat investigojnë, hetojnë dhe penalizojnë abuzimet me fondet e shtetit. Gjithashtu ambasadorja foli dhe për kombinim të kapaciteteve institucionale dhe transparencës publike. Është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme që institucionet të kenë besimin e qytetarëve bizneseve dhe investitorëve jo vetëm të huaj por dhe ata vendas, të kenë besimin e fqinjëve miqve dhe partnerëve ndërkombëtare u shpreh ambasadorja .
“Është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme që institucionet të kenë besimin e qytetarëve bizneseve dhe investitorëve jo vetëm të huaj por dhe ata vendas, të kenë besimin e fqinjëve miqve dhe partnerëve ndërkombëtare. Besimi është parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Mashtrimi nuk ka kufij, as kombësi, prandaj bashkëpunimi ndërmjet vendeve është thelbësor në mënyrë që të mos lejohen kriminelët të integrohen në rajon. Krimi nuk duhet të jetë më i fortë se institucionet prandaj duhen shkëmbime efikase dhe në kohën e duhur edhe për raste të caktuara sa i takon inspektimeve dhe hetimeve”, tha Vlahutin.