VKM për kazinotë, Vasili: 25 prilli dita ku vendoset që Rama nuk mund të jetë më përfaqësuesi i shqiptarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VKM për kazinotë, Vasili: 25 prilli dita ku vendoset që Rama nuk mund të jetë më përfaqësuesi i shqiptarëve

13:04 | 10/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili komentoi sot vendimin e këshillit të ministrave për hapjen e kazinove në disa zona të kryeqytetit.

Përmes një deklarate për mediat, Vasili u shpreh se tashmë çdo qytetar mund të kuptojë se kemi një kryeministër të kapur nga krimi.

“25 prilli është dita ku pa asnjë hezitim, pa u menduar më gjatë lidhur me të, të vendoset që ky nuk mund të jetë më përfaqësuesi i shqiptarëve dhe njëherazi nuk mund të harrojnë kurrë shqiptarët që në kohë kaq të rënda, me një pandemi kritike, ku qindra pacientë kanë nevojë për shërbim mjekësor, për para dhe ndihmë shteti për ta përballuar këtë emergjencë shumë të rëndë dhe kritike në pikëpamje shëndetësore-shoqërore, qeveria dhe ky karagjoz nuk mblidhen të marrin asnjë vendim, zëre se nuk ekzistojnë dhe i lënë në mëshirë të fatit, ama janë shumë vigjilentë nuk i shpëton centimetri, shumë të vëmendshëm që të hapin bixhozin në mes të Tiranës, përfundimisht dhe më këtë veprim ky kryeministër dhe kjo qeveri janë thjesht kufoma politike që vijnë vërdallë nëpër rrugët tona, por me erën e qelbur po u mbysin frymëmarrjen qytetarëve të ndershëm”, u shpreh Vasili.

Read more

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

U bëre deputete duke shitur kulla –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë dhe qytetare,

Qeveria shqiptare në datën 2 shtator ka miratuar rivendosjen e kazinove, pra të bixhozit në zemër të Tiranës. Në rrugët që përcaktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave, që janë që nga Rruga e Barrikadave, rruga “Dedë Gjo Luli”, rruga “George Bush”, rruga “Ibrahim Rugova”, pra që nga ngjitur me bulevardin qendror, përballë parlamentit të kumarxhinjve, zemra e Tiranës tashmë është sërish me bixhoz. Unë jam i detyruar përpara jush që ti kujtoj qytetarëve në mënyrë që asnjëri prej tyre të mos harrojë se kush është Edi Rama dhe si në mënyrë sigurisht të pacipë i ka gënjyer ata, po kujtoj që Edi Rama lidhur me bixhozin ka thënë as më shumë dhe as më pak që ‘ky bixhoz çonte 700 milion dollarë te lumi dhe te llumi’, është shprehur kohë më parë. Gjithashtu është shprehur përpara popullit shqiptar që në datën 1 janar, me rastin e vitit të ri kur ai do të ndërmerrte mbylljen e bixhozit, do t’u rikthente burrat dhe djemtë familjeve dhe grave në shtëpi.

Ishte pikërisht ky njeri, i cili nuk hezitoi të përdorë e të marrë ndihmë në mënyrë të pacipë, duke u bërë njeri që blasfemonte, pra që bënte gjynah të madh, pasi guxoi të përdorë edhe Kuranin pa kuptim, pa asnjë lidhje në funksion të interesit të tij politik.

Dëgjojeni qesharakun Edi Rama se ç’ka thënë lidhur me bixhozin dhe kumarin, e si e ka lidhur edhe në mënyrë të pacipë me një gjë kaq të shenjtë siç është për besimin dhe besimtarët Kurani.

Ju ftoj të nderuar qytetarë të ndiqni videon, e cila tregon qartë se cili është Edi Rama me gojën e tij.

Të nderuar qytetarë, kjo video flet vetë.

Me gjithë atë shkojmë dhe më tej. Ka qenë po ky kryeministër apo ky biçim kryeministri që thoshte publikisht në një media tjetër në News 24 dhe thoshte: “Nga e gjithë mbledhja e informacionit që ne kemi bërë për bixhozin përpara se të merrnim hapin final”, pra që t’i mbyllte, “pamë që pjesë të këtyre burimeve që financojnë bixhozin dhe të tërë këtë industri në Shqipëri janë burime të dyshimta, e në rastin më të keq, burime kriminale”.

Pra burimet që sipas kryeministrit që financojnë bixhozin janë të dyshimta dhe kriminale , pohon me gojën e tij.

Njëherazi ne kemi dëgjuar, sigurisht para mediave, në ditët në vijim do të ua kujtojmë të gjithëve vazhdimisht me video, më mirë të dëgjoni se çfarë ka thënë, ne do  të komentojmë me pak fjalë ato që ka thënë vazhdimisht. Ka treguar e është shqetësuar që nuk po bënte dot përpara për ta mbyllur bixhozin se vijnë kërcënime nga burgu 313 deputetëve, disa prej tyre të ngjitura dhe në shkallët më të larta të qeverisë dhe kjo gjë e pengonte, nuk e lejonte që ligji të ecte përpara.

Po sot kush e kërcënon Edi Ramën? Apo kush ia mbush xhepin Edi Ramës që e bën të hapë kazinotë mu në zemër të Tiranës? Përpara të gjithë qytetarëve serioz të ndershëm dhe pa asnjë rëndësi se cila është preferenca e tyre partiake apo politike në zgjedhje, janë 3 pyetje të mëdha. A mund të besohet dhe a mund të pranohet si kryeministër më një kryeministër i cili shpërdoron Kuranin, pra u thotë Shqiptarëve që një gjë që e ndalon dhe feja ua vë në qendër të Tiranës, që një gjë që lidhet me para të dyshimta dhe kriminale do rrijë në qendër të Tiranës, një aktivitet të cilën mala vita, të burgosurit e rrezikshëm e 313-ës qekan interesuar ta mbajnë në zemër të Tiranës, këtyre 3 interesave u shërben, u vë shqiptarëve një gjë që feja e dënon dhe që është kriminale në mes të Tiranës, ku ishte po ky që vendosi ti largonte në periferi, madje t’jua jepte ekskluzivitetin vetëm hoteleve me 4 apo 5 yje. Cilat qenë këto 5 thasë me para që lindin nga bota e krimit se vetë e kanë thënë që ju mbushën xhepat dhe i detyroi ti vendoste mu në zemër të Tiranës, ku vajtën çjerrjet e gjoksit të Edi Ramës, ku vajtën afirmimet e analistëve të paguar prej tij që bërtisnin dhe buçisnin për gjoja një veprim historik të Edi Ramës.

Me pak fjalë të nderuar qytetarë edhe më i fundit qytetar edhe ai më indiferenti e kupton se çfarë kryeministër të kapur nga krimi kemi në njërën anë dhe në pikëpamje të integriteti moral e viziv, thjesht dhe vetëm një karagjoz i rëndomtë. 25 prilli është dita ku pa asnjë hezitim, pa u menduar më gjatë lidhur me të, të vendoset që ky nuk mund të jetë më përfaqësuesi i shqiptarëve dhe njëherazi nuk mund të harrojnë kurrë shqiptarët që në kohë kaq të rënda, me një pandemi kritike, ku qindra pacientë kanë nevojë për shërbim mjekësor, për para dhe ndihmë shteti për ta përballuar këtë emergjencë shumë të rëndë dhe kritike në pikëpamje shëndetësore-shoqërore, qeveria dhe ky karagjoz nuk mblidhen të marrin asnjë vendim, zëre se nuk ekzistojnë dhe i lënë në mëshirë të fatit, ama janë shumë vigjilentë nuk i shpëton centimetri, shumë të vëmendshëm që të hapin bixhozin në mes të Tiranës, përfundimisht dhe më këtë veprim ky kryeministër dhe kjo qeveri janë thjesht kufoma politike që vijnë vërdallë nëpër rrugët tona, por me erën e qelbur po u mbysin frymëmarrjen qytetarëve të ndershëm. Ju faleminderit.

Etiketa: 25 prillinenkryetari i lsiPetrit VasiliVKM për kazinotë

Të Lidhura

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

nga 27
13:16 | 03/04/2026
0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

13:14 | 03/04/2026
0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

U bëre deputete duke shitur kulla –

U bëre deputete duke shitur kulla –

nga 27
12:58 | 03/04/2026
0

Drejtuesja e Forumit të Gruas Demokrate në Elbasan, Rudina Alla, e cila u përjashtua nga lista e anëtarëve disa ditë...

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

nga 27
12:42 | 03/04/2026
0

 Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka komentuar episodin e djeshëm parlamentar ku pas përplasjeve PD-PS, Kuvendi u mbyll. Me anë të...

Para
Vrasja e Devi Kasmit, Gjykata e Posaçme burg përjetë oficerit grek

Vrasja e Devi Kasmit, Gjykata e Posaçme burg përjetë oficerit grek

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

13:16 | 03/04/2026
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

13:14 | 03/04/2026
U bëre deputete duke shitur kulla –

U bëre deputete duke shitur kulla –

12:58 | 03/04/2026
Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

12:42 | 03/04/2026
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –

12:10 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • U bëre deputete duke shitur kulla –
  • Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –
  • Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –
  • Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com