Ja sa do ta ketë rrogën kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj
Qeveria miraton nivelin e pagave për Kryebashkiakët e rinj. Me ndarjen e re administrative, ideksimi i pagave është bërë në varësi të numrit të banorëve që do të ketë njësia administrative, bashkia përkatëse. Kështu paga më e lartë shkon për kreun e Bashkisë së Tiranës e cila ka edhe numrin më të madh të banorëve nën administrim.
- a) Për Bashkinë e Tiranës:
Kryetari 140 000 – 174 760 lekë;
Nënkryetari 130 000 – 140 000 lekë.
- b) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 200 001 – 400 000 dhe me mbi 400 000 banorë:
Kryetari 130 000 – 155 000 lekë;
Nënkryetari 100 000 – 129 000 lekë.
- c) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 100 001 – 200 000 banorë:
Kryetari 110 000 – 140 000 lekë;
Nënkryetari 70 000 – 117 500 lekë.
ç) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 50 001 – 100 000 banorë:
Kryetari 70 000 – 117 500 lekë;
Nënkryetari 60 000 – 95 000 lekë.
- d) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 20 001 – 50 000 banorë:
Kryetari 60 000 – 95 000 lekë;
Nënkryetari 45 000 – 80 500 lekë.
- dh) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me deri në 20 000 banorë:
Kryetari 45 000 – 80 500 lekë;
Nënkryetari 28 300 – 70 500 lekë.
- e) Për Këshillin e Qarkut:
Kryetari 87 000 – 140 000 lekë;
Nënkryetari 57 600 – 95 000 lekë.
Vlera përfundimtare e pagës miratohet nga Këshilli i Qarkut dhe Bashkisë
Këshilli i qarkut, këshilli i bashkisë, miraton vlerën e pagës:
a) për secilin funksion të zgjedhur apo të emëruar, brenda kufijve të pagave, të përcaktuara, përkatësisht, në pikën 1, të vendimit;
- b) për secilën kategori page, brenda kufijve të pagave të përcaktuara në lidhjet nr.1, 2, 3, 4, 5, 6, 7 e 8, bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse të këtij vendimi.
Këshillat e njësive të vetëqeverisjes vendore, kur shikohet e nevojshme të krijojnë funksione të reja, të cilat nuk janë përcaktuar në lidhjet që i bashkëlidhen këtij vendimi, bëjnë njehsimin e tyre, për efekt page, me klasifikimin e miratuar në lidhjet përkatëse të pagave.
Këshillat e njësive të qeverisjes vendore, bazuar në numrin e banorëve të fshatit, miratojnë shpërblimin mujor të kryetarëve të fshatrave, në masën deri në 10 për qind të pagës së:
- a) administratorëve të njësive administrative, kur fshati është pjesë e njësisë administrative, sipas kufijve të pagave të administratorëve, përcaktuar në lidhjen nr.10, bashkëlidhur këtij vendimi;
- b) kryetarëve të bashkive, kur fshati bën pjesë në njësitë administrative ku ndodhet qendra e bashkisë, sipas kufijve të pagave të përcaktuara për kryetarët e bashkive, në pikën 1, të këtij vendimi.
Këshillat e njësive të vetëqeverisjes vendore miratojnë pagat e punonjësve të njësive ekonomike dhe institucioneve të varësisë, me përjashtim të rasteve kur, me ligj, është parashikuar ndryshe, duke respektuar hierarkinë e pagave të nëpunësve apo punonjësve të bashkisë përkatëse.
Në raste të veçanta, në bashkitë me deri në 20 000 banorë, kur, për mungesë kapacitetesh, ka punonjës që nuk kanë arsimin e lartë dhe punojnë në pozicione të nivelit ekzekutiv të shërbimit civil, pagat e tyre caktohen nga këshillat përkatës, në kufirin maksimal deri në 36 000 lekë në muaj.
Kufijtë e pagave bazë të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore do të jenë nga 22 000 – 36 500 lekë në muaj.