Vjedhjet e Veliajt me pemët, i denoncohet një tjetër tender – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vjedhjet e Veliajt me pemët, i denoncohet një tjetër tender –

14:06 | 12/01/2023
në Politikë
0

Read more

Vetëm Elbasani, makthi i Ramës dhe oksigjeni i Berishës

Denis Dyrnjaja, bastexhiu dhe borxhliu që do të ndajë licencat e basteve sportive

Padi në Kushtetuese për profesionet e lira, Tabaku: Gjykata mos… –

Rama dhe Zelensky firmosin traktatin e bashkëpunimit mes dy vendeve –

Projektet miliarda lekëshe dhe skemat abuzive për të po fusin në sherr Veliaj me  biznesmenët e tij besnik. Firma “ A L B G A R D E N” në pronësi  të  Pjetër Trashaj, po i anulon çdo tender për pemë. Madje pak javë më parë i “shkatërroi” planin për Pyllin Orbital. Projekt që po zhvillohej nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjelbërimit. Ndërsa ditën e sotme ka ankimuar një tender të hapur nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Në Komisionin e Prokurimeve Publike është regjistruar sot ankesa për tenderin me objekt “Blerje pemë shumëvjeçare”. Për këtë tender parashikohej që të paguheshin  999 550.00 lekë të reja. Në APP është dorëzuar vetëm njoftimi i ankesës dhe të dhënat kryesore  të  tenderit që është denoncuar. Por, nuk ka të ngarkuar asnjë dokument që shpjegon ankesën dhe gjetjet e denoncuesit. Në fakt kjo është një taktikë që përdoret shpesh nga KPP kur denoncohen tenderat e Bashkisë Tiranë.

Por, duhet të përmendim se  së fundmi Bashkia Tiranë ka zhvilluar disa tendera për blerje dhe mbjellje pemësh për të mbuluar ndërtimin e kullave në prag zgjedhje.

Por, të gjitha këto tendera kanë marrë nga një denoncim në KPP. Secilit prej tyre Open Data Albania i ka dhënë “Flamurin e Kuq” për mungesë konkurrence ose për abuzimin me fondin limit.  Denoncimi i fundit është ky që me sa duket detajet po  i mbahen të fshehta.

Nuk e dimë nëse  Veliaj ka prishur marrëdhëniet me “A L B G A R D E N”, po kjo e fundit ka nxjerrë në pah shkeljet dhe vjedhjet që bëhen me  këto kontrata, ndërsa gjelbërimi jo vetëm që nuk shtohet por po shkatërrohet.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë  njëjta firmë denoncoi tenderin 3 miliardë lekë për pemë në Pyllin Orbital. Pas ankesës më në fund KPP vendosi anulimin e kontratës. Duke i dhënë kështu goditjen e fundit planit për Pyllin Orbital. Ndërsa më herët janë zhvilluar të tjera tenderë  gjasme për të mbjellë pemë. Të gjitha këto  janë denoncuar dhe  propaganda e Veliajt po  dështon.

Kalvari i vjedhjeve

Pavarësisht se ky i fundit  hap tendera njëherë përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Gjelbërimit dhe njëherë përmes ARP. Por, tek të dyja drejtoritë janë evidentuar shkelje, kur vjen fjala te projektet për fasadat  e hapësirave të gjelbërimit.  Përmendim këtu

Tenderin që  u zhvillua nga APR me objekt “Blerje pemë shumëvjeçare”, me fond limit rreth 2 miliardë lekë . Nga përllogaritjet rezulton se oferta e parë, bazuar në të njëjtat specifikime, sa i takon llojit të pemëve dhe sasisë është 742 milion lekë më pak se fondi limit. Ndërsa diferenca mes fondit limit dhe ofertës së dytë ishte rreth 228 milion lekë më pak .

Theksojmë se këto janë çmimet me pakicë. Ndërkohë me shumicë, sipas logjikës ekonomike por dhe vetë garës që duhet të sjellin tenderat, çmimet, duhet të jenë më të ulta.

Por për këtë tender gjatë rrugës ndryshuan edhe kriteret për përzgjedhjen e fituesit. Nëse në fillim Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit vendosi kundrejt operatorëve ofertues kriterin e disponimit të fidanishtes me sipërfaqe jo më të vogël se 30 hektarë, më vonë e ndryshoi atë. Duke e bërë fidanishte me siperfaqe jo më të vogël se 15 hektarë.

Gjithashtu uli numrin e punonjësve dhe afatit të punësimit të tyre pranë firmave pjesëmarrëse në tendera, nga 6 në 3 muaj.

Në datën 15 nëntor ishte Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit, që shpalli tenderin me objekt “Blerje pemë dekorative për Pyllin Orbital dhe zona të ndryshme të Tiranës”, me fond limit 3 miliard lekë.

Përmes tij ajo kërkon të blejë  24.623 pemë dekorative për pyllin orbital dhe për zona të ndryshme të Tiranes. Krahas kësaj, autoriteti kontraktor ka kërkuar edhe kryerjen e disa punimeve mbështetëse ndërtimi për sistemim dhe vendosjen e 1058 pemëve dekorative.

Por ky tender sipas të dhënave të Agjencisë së Prokurimit Publik është pezulluar, për shkak të ankesës së subjektit AlbGarden pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Ky i fundit kërkoi modifikimin e dokumenteve të procedurës së prokurimit. Në ankesë thuhet se një pjesë e kritereve të vendosura në tender është e paligjshme, nuk nxit, por zhduk garën. Shumica e mjeteve dhe makinerive të kërkuara nuk kanë lidhje me natyrën dhe objektin e prokurimit: “Blerje pemë dekorative”.

Gjithashtu në kriteret e tenderit Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit ka vendosur dhe kërkesa jo në përputhje me ligjin. Për të cilat komisioni ka kërkuar heqjen e tyre.

Shpesh vendosja e kritereve diskriminuese dhe përjashtuese në tendera, paracakton fituesin. Me çmim shumë herë më të lartë se çdo të siguronte gara.  Ndërkohë që nga ana e institucionit të Bashkisë Tiranë, janë shpenzuar miliarda lekë për blerjen e pemëve, kujdesi ndaj tyre në terren mungon.

Lexo edhe: Luftë me mizat/ Veliaj, çdo muaj 330 mln lekë për dezinfektantë

Të Lidhura

Vetëm Elbasani, makthi i Ramës dhe oksigjeni i Berishës

Vetëm Elbasani, makthi i Ramës dhe oksigjeni i Berishës

nga 27 ok
11:56 | 05/09/2024
0

E nëse Elbasani i Superiores do tentojë deri në infinit të hyjë në Final 4 (shumë shumë e vështirë), e...

Denis Dyrnjaja, bastexhiu dhe borxhliu që do të ndajë licencat e basteve sportive

Denis Dyrnjaja, bastexhiu dhe borxhliu që do të ndajë licencat e basteve sportive

nga 27 ok
15:23 | 10/06/2024
0

A mund t’i japë licencat e kompanive të basteve sportive një zyrtar që është vetë bastexhi? Këto ditë janë firmosur...

Shqipëria, 130 faqe reforma larg BE –

Padi në Kushtetuese për profesionet e lira, Tabaku: Gjykata mos… –

nga 27
12:40 | 28/02/2024
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka depozituar bashkë me kolegët e saj një padi në Gjykatën Kushtetuese për ligjin...

Rama dhe Zelensky firmosin traktatin e bashkëpunimit mes dy vendeve –

Rama dhe Zelensky firmosin traktatin e bashkëpunimit mes dy vendeve –

nga 27
10:32 | 28/02/2024
0

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky kanë nënshkruar traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Para...

Para
A rrezikon Shkodra nga largimi i Agron Çelës? Meta: Lajmi i vjetër –

A rrezikon Shkodra nga largimi i Agron Çelës? Meta: Lajmi i vjetër -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 14 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:48 | 14/01/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Janar 2026 –

07:34 | 14/01/2026
Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 14 janar 2026 –

07:28 | 14/01/2026
Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

23:36 | 13/01/2026
(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

22:44 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 14 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 14 Janar 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 14 janar 2026 –
  • Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –
  • (VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –
  • “Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 14 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 14 Janar 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com