Janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie drejt Gjykatës së Tiranës, të arrestuarit për vjedhjen e parave në Qafë Kashar. Në fotografi shfaqet njëri prej të arrestuarve Neim Avdulaj, i cili bashkë me të arrestuarit e tjerë, për këtë vepër penale, marrin sot masën e sigurisë në gjykatë.
Ata u arrestuan tre ditë më parë pasi policia kishte siguruar prova të mjaftueshme se ishin pjesë e grupit që kreu grabitjen e blindit me para të bankës së nivelit të dytë në rrugën e Rinasit më 9 shkurt si dhe të grabitjes së 3 dhjetorit 2015 po në të njëjtën rrugë.