• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vizita zyrtare e Lindita Nikollës në Berlin, takohet me presidenten e Bundestagut

16:39 | 31/05/2022
në Shqiperi
0

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Berlin. Paraditen e sotme Kryetarja Nikolla u prit nga Presidentja e Bundestagut. Presidentja Bas dhe Kryetarja Nikolla diskutuan mbi ecurinë e bashkëpunimit dypalësh e parlamentar, procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, bashkëpunimin rajonal dhe ndikimin e luftës në Ukrainë në Ballkanin Perëndimor. Kryetarja Nikolla nënvizoi se Shqipëria dhe Gjermania kanë një bashkëpunim të shkëlqyer politik. I tillë është edhe bashkëpunimi intensiv midis Kuvendit dhe Bundestagut.

“Ju shpreh mirënjohjen për kontributin e Bundestagut në mbështetjen e reformave për zhvillimin ekonomik, avancimin dhe thellimin e reformave demokratizuese e integruese, në veçanti reformës në drejtësi, si edhe monitorimin me ekspertë gjermanë të procesit të Vetting-ut. Kontributi i Gjermanisë përmes granteve, kredive të buta dhe asistencës teknike në sektorët e energjisë, infrastrukturës, zhvillimit të qëndrueshëm, mjedisit, arsimit profesional etj., është një burim i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë.

Lexo edhe

A u shantazhua Meta nga McGonigal?

I dehur, përplas makinën e Prefekturës së Korçës dhe largohet

Berisha lajmëron “luftë” me Ramën: 11 shkurti protesta kombëtare

Ne e vlerësojmë shumë lart angazhimin dhe mbështetjen e Gjermanisë në rrugën tonë drejt BE-së, si një nxitëse e përkrahëse e fortë e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Jemi të bindur që kjo mbështetje do të vazhdojë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda Presidencës Franceze të BE-së. Qasja e zgjerimit e mbështetur në merita, si për vendet aspirante, ashtu edhe për vendet anëtare, duhet të ndajë problemet dypalëshe nga korniza e negociatave me BE-në.”, theksoi znj. Nikolla.

Kryetarja Nikolla e njohu Presidenten Bas me arritjet e Shqipërisë në plotësimin e rekomandimeve të Këshillit Evropian dhe të Bundestagut, duke u përqëndruar në reformën në drejtësi, reformën zgjedhore, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, mbrojtjes e respektimit të të drejtave themelore të njeriut e të pakicave, reformën e administratës publike etj.

“Bashkimi me familjen evropiane është një dëshirë mbarëpopullore. Është e rëndësishme që BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë që procesi i integrimit të përshpejtohet për të shmangur influencat joperëndimore dhe jodemokratike në rajon. Me kthimin e opozitës në Kuvend veprimtaria parlamentare është normalizuar. Unë po bëj çmos që opozita të ketë hapësirat, rolin dhe zërin e saj në Kuvend sepse opozita e fortë është premisë për një qeverisje të shëndetshme, për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe kontrollit parlamentar.”, theksoi Nikolla.

Kryetarja Lindita Nikolla nënvizoi se Shqipëria vazhdon të kontribuojë si një motor dhe udhëheqëse e bashkëpunimit rajonal.

“Si një pjesëmarrëse dhe përfituese aktive e Procesit të Berlinit, Shqipëria vlerëson se ky proces duhet të fuqizohet dhe bashkëpunimi ekonomik e tregtar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të fuqizohet e zgjerohet. Nisma e “Ballkanit të Hapur”, si një bashkëpunim mes tre vendeve të rajonit, Shqipërisë, RMV dhe Serbisë, synon të implementojë sa më shpejt katër liritë themelore të BE-së dhe të plotësojë bashkëpunimin mes këtyre vendeve në kuadrin e iniciativave rajonale. Shqipëria mbështet fuqimisht rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, në koordinim me partnerët strategjikë të Kosovës, BE dhe SHBA”, tha Nikolla.

Nikolla vlerësoi përpjekjet e të dërguarve të posaçëm të BE-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe SHBA-së për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.

“Duke u ndalur në agresionin e paligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës, Kryetarja Nikolla vuri në dukje se Shqipëria mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ky agresion po sfidon arkitekturën evropiane të sigurisë, rendin global, stabilitetin e sigurinë rajonale, bashkëjetesën ndëretnike, reformat demokratike dhe kohezioni social edhe në vendet e rajonit. Si anëtare jo e përhershme e KS të OKB, Shqipëria vazhdon të lobojë për të siguruar mbështetjen sa më të gjerë për Ukrainën dhe mbështetpropozimin gjerman për krijimin e një Aleance Globale të Sigurisë Ushqimore, për të trajtuar krizën globale të ushqimit. Shqipëria mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve në Varshavë dhe ishtemidis 38 shteteve që referuan krimet në Ukrainë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare”, u shpreh Nikolla.

Kryetarja Nikolla e falenderoi Presidenten Bas edhe për mbështetjen e rëndësishme financiare të Gjermanisë për procesin e rindërtimit për kapërcimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe në përballimin e pasojave të pandemisë së COVID-19.

Presidentja e Bundestagut, znj. Bärbel Bas, falenderoi Kryetaren Nikolla për vizitën dhe vlerësoi lidershipin e saj në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë.

“Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe rekomandimet për procesin e integrimit dhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet menjëherë. Keni mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të Gjermanisë, Bundestsgut dhe timen. Kur një vend i kryen detyrat, është detyra e BE-së të marrë menjëherë vendimin për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare.

Ju po vijoni me avancimin e reformave dhe qeverisjen e mirë dhe Bundestagu ju inkurajon të vazhdoni kështu. Bundestagu është gati të ndihmojë Kuvendin me ekspertizë për rritjen e transparencës, llogaridhënies, mbikqyrjes parlamentare, funksionimit të komisioneve hetimore dhe modernizimit të shërbimeve parlamentare”, tha Presidentja e Bundestagut.

Kryetarja Nikolla dhe Presidentja Bas diskutuan edhe mbi përvojat e rritjes së përfaqësimit gjinor në qeverisje, jetën parlamentare dhe zhvillimin e vendit.

Kryetarja Lindita Nikolla e ftoi Presidenten Bärbel Bas për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Presidentja Bas e pranoi  ftesën dhe premtoi se do të vijë sa më shpejt në Shqipëri dhe njëkohësisht e ftoi Kryetaren Nikolla të vizitojnë bashkarisht Landin e North Rhine-Ëestpalia, në të cilin ështe zgjedhur si deputete e Bundestagut.

 

Etiketa: BerlinBuntestaguLindita Nikollapresidententakohetvizitazyrtare

Të Lidhura

“Serbia dominon”, Meta për situatën në Kosovë: Përgjegjës dhe Rama –

A u shantazhua Meta nga McGonigal?

nga 27
22:58 | 31/01/2023
0

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, teksa u fol për çështjen e zyrtarit të lartë të FBI-së, McGonigal, në...

I dehur, përplas makinën e Prefekturës së Korçës dhe largohet

I dehur, përplas makinën e Prefekturës së Korçës dhe largohet

nga 27
22:14 | 31/01/2023
0

Një makinë e Prefekturës së Korçës është aksidentuar këtë të martë. Sipas informacioneve, bëhet me dije se në unazën e...

Rama është në hetim në SHBA –

Berisha lajmëron “luftë” me Ramën: 11 shkurti protesta kombëtare

nga 27
21:48 | 31/01/2023
0

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në konferencë për mediat se opozita do të bëjë ‘luftë’ me Edi Ramën. Berisha...

‘Punësimi në Shqipëri bëhet me ryshfet, qeverisja e korruptuar’

‘Punësimi në Shqipëri bëhet me ryshfet, qeverisja e korruptuar’

nga 27
21:42 | 31/01/2023
0

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi sot Barometrin e Sigurisë dhe perceptimin publik ndaj drejtësisë dhe korrupsionit. Mbi...

Para
Me thikë e pistoletë/ Arrestohen 2 shqiptarë në kufirin grek

Me thikë e pistoletë/ Arrestohen 2 shqiptarë në kufirin grek

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Avokati shqiptar plagos 30-vjeçarin në Austri’ –

‘Avokati shqiptar plagos 30-vjeçarin në Austri’ –

13:15 | 01/02/2023
Olta Gixhari shpërthen në lot, ja çfarë i ndodhi aktores –

Olta Gixhari shpërthen në lot, ja çfarë i ndodhi aktores –

13:13 | 01/02/2023
Për arsye sigurie edhe Gjermania mbyll konsullatën në Stamboll –

Për arsye sigurie edhe Gjermania mbyll konsullatën në Stamboll –

13:11 | 01/02/2023
Qeveria në delir, ka shumë arsye për të protestuar –

Qeveria në delir, ka shumë arsye për të protestuar –

13:03 | 01/02/2023

Pas kërcënimeve të Oltës për Efin, Mikela bën deklaratën e fortë –

13:01 | 01/02/2023

Më Të Lexuarat

  • ‘Avokati shqiptar plagos 30-vjeçarin në Austri’ –
  • Olta Gixhari shpërthen në lot, ja çfarë i ndodhi aktores –
  • Për arsye sigurie edhe Gjermania mbyll konsullatën në Stamboll –
  • Qeveria në delir, ka shumë arsye për të protestuar –
  • Pas kërcënimeve të Oltës për Efin, Mikela bën deklaratën e fortë –
  • Kupa e Shqipërisë, ja 6 sfidat për ndeshjet e kthimit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Avokati shqiptar plagos 30-vjeçarin në Austri’ –
  • Olta Gixhari shpërthen në lot, ja çfarë i ndodhi aktores –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com