Kryesuesja e Partisë Socialiste në Lezhë, Lindita Nikolla është përballur me një situatë mjaft të sikletshme pasditen e sotme, në takimin me kryeministrin Edi Rama, strukturat dhe qytetarët
Teksa prezantonte përballë këtyre të fundit kandidatin e katërt për deputet, Gentjan Malotaj.
Nuk munguan elozhet nga Nikolla për këtë të ri, duke e cilësuar burrë të fortë e të mençur, ndonëse sjellja e Malotajt dëshmoi krej të kundërtën.
Ajo u detyrua t’i kujtonte se i duhej të çohej në këmbë, dhe nën zë ia kërkon diçka të tillë, duke harruar se në dorë mbante një mikrofon.