Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon sot një vizite zyrtare në Republikën e Kosovës, për herë të fundit nën statutin e presidentit të Republikës para se të lërë mandatin më 24 korrik.
Mësohet se kreu i shtetit do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, Kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama dhe liderë të partive politike të Kosovës.
Në orën 09.00 Presidenti Meta do të pritet në ceremoni zyrtare nga Presidentja Osmani. Ndërkohë në orë 10:45 të dy Presidentët do të zhvillojnë një konferencë shtypi.