Bordi i administrimit i Universitetit të Tiranës ka vendosur që tarifat për vitin akademik 2017-2018 të mbeten të pandryshuara.
Tarifat janë miratuar në bazë të buxhetit të Universitetit të Tiranës, kjo dhe për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit ri për Arsimin e Lartë që garanton autonomi të plotë për institucionet e Arsimit të Lartë Publik.
Pavarësisht akuzave dhe spekulimeve publike, vendimi garanton mos rritjen e tarifave për Universitetin e Tiranës.