Virusi vdekjeprurës/ Si e mori Kina koronavirusin nga Kanadaja dhe e ktheu në “armë biologjike”? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Virusi vdekjeprurës/ Si e mori Kina koronavirusin nga Kanadaja dhe e ktheu në “armë biologjike”?

18:23 | 27/01/2020
në Bota
0

Në mars të vitit 2019, një dërgesë misterioze e Laboratorit Biologjik të Kanadasë përfundoi në Kinë. Incidenti shkaktoi një skandal të madh, me shumë ekspertë dhe agjenci inteligjence që pyesin pse Kanada po dërgonte viruse vdekjeprurëse në Kinë.

Ngjarja u la në harresë më kalimin e kohës, por u risoll me vëmendje pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës në Kinë. Dërgesa misterioze nuk ishte asgjë tjetër, veçse disa mostra të viruseve të ndryshme vdekjeprurëse, përfshirë mes tyre edhe koronavirusin që po përhapet me shpejtësi në mbarë globin.

Virusi vdekjeprurës u përfol se e kishte origjinën nga kafshët, por e vërteta mund të jetë shumë e komplikuar se kaq. Shfaqja e këtij virusi është e lidhur jo vetëm me programin e fshehtë të Kinës për krijimin e armëve biologjike, por edhe me Kanadanë.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Si mbërriti koronavirusi në Kinë?

Sipas një investigimi të gazetës “Great India”, Kina e mori koronavirusin nga Kanadaja, me qëllimin e vetëm për ta kthyer në një armë biologjike në laboratorin e saj në Wuhan.

“Pas marrjes së dërgesës misterioze nga Kanadaja, shkencëtarët amerikanë thanë në atë kohë se viruset ishin shumë vdekjeprurës dhe se ishin një armë e mundshme biologjike ”, shkruan “Great India”, një nga mediat më serioze në Azi. “Pas hetimeve, u zbulua se viruset kishin rënë në dorën e agjentëve kinezë që punonin në laboratorin e armëve biologjike në Wuhan.

Katër muaj më vonë në korrik 2019, një grup shkencëtarësh kinezë u dëbuan me forcë nga Laboratori Kanadez i Mikrobiologjisë nën dyshimet për spiunazh. Ky laborator është objekti i vetëm i Kanadasë dhe një nga të paktët në Amerikën e Veriut që mund të trajtojë sëmundjet më vdekjeprurëse në botë, përfshirë Ebolan, SARS-in, apo koronavirusin”, thekson gazeta.

Sipas investigimit, këta shkencëtarë bënë të mundur dërgimin e disa mostrave të koronavirusit në Kinë.  Në Wuhan, qytezën ku u shfaq virusi, që prej vitit nga 2015 është ndërtuar laboratori më i përparuar i Kinës për kërkimin e viruseve, i njohur si Instituti i Virologjisë.

Laboratori është i vetmi vend i deklaruar në Kinë i aftë të punojë me viruse vdekjeprurëse. Kina ka mohuar të ketë ndonjë armë biologjike, por një raport i Departamentit të Shtetit vitin e kaluar zbuloi se qeveria po punonte prej disa vitesh për krijimin e tyre.

Një nga shkencëtaret e përjashtuar, Dr. Xiangguo Qiu bëri të paktën pesë udhëtime gjatë vitit 2018 në Laboratorin e Wuhanit, ku edhe shpërtheu virusi. Pas vizitave të tij, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë të Kinës miratoni nisjen e aktivitete kërkimore për viruset e etheve hemorragjike si Ebola, Nipah dhe Krime-Kongo nga laboratori i Wuhanit.

Si u kthye në “armë” biologjike?

“Rastësisht”, ky laborator është i vendosur vetëm 20 milje larg nga tregu ushqimor i cili është epiqendra e shpërthimit të koronavirusit.  Dany Shoham, një ish oficer i inteligjencës ushtarake izraelite që ka studiuar armët biologjike kineze, thotë se aftësia e virusit për të mbijetuar, por edhe për t’u përhapur tregon se ai u modifikua nga njeriu. “Disa laboratorë në Kinë kanë qenë të angazhuar, për sa i përket kërkimit dhe zhvillimit të armë biologjike,” tha zoti Shoham për gazetën amerikane “Washington Times”.

Sipas tij, ai laboratori i Wuhanit është i kualifikuar për të trajtuar patogjenët më të rrezikshëm.

“Koronavirusi është studiuar në këtë institut, këtë mund ta them me siguri” thotë Shoham.

Ndërkohë studiuesi amerikan James Giordano, bashkëpunëtor i vjetër në Komandën e Operacioneve Speciale të SHBA-së, tha se investimi në rritje i Kinës në bio-shkencë dhe redaktimin e gjeneve përbën jo pak shqetësim se patogjenë të tillë të kthehen  në armë biologjike.

“Kjo mund të nënkuptojë që një mikrob i modifikuar të nxirret jashtë laboratorit, një mikrob për të cilin vetëm Kina ka trajtimin ose vaksinën. Kjo nuk është luftë në vetvete,” tha ai. “Por ajo që po bën Kina është të shfrytëzojë aftësinë për të vepruar si shpëtimtar global”, thekson Giordano.

Sipas tij, programi i Kinës për Armët Biologjike besohet të përfshijë një gamë të plotë të agjentëve kimikë dhe biologjikë dhe një larmi të gjerë të sistemeve të shpërndarjes, duke përfshirë raketa artilerie, bomba ajrore, spërkatëse dhe raketa balistike me rreze të shkurtër.

“Akademia e Shkencave Mjekësore Ushtarake të Kinës me të vërtetë zbuloi një  vaksinë kundër Ebolas të quajtur JK-05, por nuk ka zbuluar asnjë detaj se si mundi ta zbulonte, duke nxitur spekulimet se virusi i Ebolas mund të ketë pjesë e arsenalit të luftës biologjike  të Kinës”, thotë nga ana tjetër Shoham.

Ebola klasifikohet si një agjent bioterrorizmi i “kategorisë A”, që do të thotë se mund të transmetohet lehtësisht nga një person në person dhe mund të rezultojë në nivele të larta vdekjesh dhe “mund të shkaktojë panik”. Sipas Shoham, koronavirusi edhe më shumë i rrezikshëm.

Programi i Kinës për Armët Biologjike besohet të jetë në një fazë të përparuar që përfshin hulumtime dhe aftësi armatimi. Laboratori në Wuhan është tani për tani depoja më e madhe e të dhënave gjenetike të Kinës dhe çdo rrjedhje nga ky laborator mund të kthehej në rrezik kombëtar.

I pyetur nëse koronavirusi i ri mund të jetë përhapur si pasojë e një rrjedhjeje laboratorike, Shoham thotë se shpërthimi i virusit mund të ndodhë qoftë si rrjedhje, qoftë si një infeksion i një personi që mund të ketë hyrë dhe dalë jashtë objektit në fjalë.

“Por në këtë pikë, nuk kam dyshim se koronavirusi ka dalë nga ky laborator”, thotë ai. “Pyetja e vetmë është përse?

Etiketa: “armë” biologjikeKanadakoronavirusi në KinëLaboratorit Biologjikviruse vdekjeprurëse

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Ngjarja që tronditi Beratin/ Prindërit rrëfejnë humbjen tragjike të binjakëve 5 muajsh: Fëmijët s’vuanin nga asnjë sëmundje

Ngjarja që tronditi Beratin/ Prindërit rrëfejnë humbjen tragjike të binjakëve 5 muajsh: Fëmijët s'vuanin nga asnjë sëmundje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com