Vila e diktatorit s’mund të jetë rezidencë qeveritare – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vila e diktatorit s’mund të jetë rezidencë qeveritare –

10:14 | 02/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Ç’pune kam unë me Ballën? I vetmi që takon Ramën dhe krimin, është Berisha! –

Padia e Edi Ramës për shpifje pranohet pjesërisht, Brisida Shehaj: Do të ankohen më Apel

Hantavirusi qarkullon prej dekadash në Shqipëri, mjeku tregon si transmetohet –

Drejtësi për Xhuana Nikollajn/ I dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, qytetarët protestojnë në Lezhë –

Aktivisti Andi Tepelena, ka komentuar mënyrën se si Shqipëria ka dështuar të trajtojë trashëgiminë e komunizmit. Sipas tij, vendi ende nuk i ka mbyllur hesapet me të shkuarën dhe procesi i shumëpërfolur i dekomunistizimit pas viteve ’90 mbetet i papërmbushur.

Tepelena ndalet tek simbolika e objekteve që lidhen drejtpërdrejt me diktaturën e Enver Hoxha, duke përmendur vilën ku jetoi për dekada çifti që ai e cilëson si më gjakatarin në historinë moderne të vendit.

Ai thekson se zhdukja fizike apo shpërfillja e këtyre simboleve nuk i zhduk pasojat e komunizmit dhe as nuk shërben për ndërgjegjësimin e brezave të rinj.

Përkundrazi, sipas tij, ato duhet të ishin kthyer në muze kujtese, në mënyrë që shoqëria të ballafaqohej me krimet dhe traumën kolektive të diktaturës.

Tepelena solli në vëmendje edhe gjendjen e vendeve të ish-persekutimit si burgu i Burgu i Spaçit dhe kampi i Kampi i Tepelenës, të cilat mbeten të braktisura dhe jashtë funksionit të kujtesës historike.

Ai kritikoi gjithashtu faktin që ish-vila e diktatorit vazhdon të përdoret për shërbime qeveritare, ndërsa publiku nuk ka asnjë mundësi të njihet me atë që ai e quan ‘aboratori i vendimmarrjeve kriminale të regjimit’.

“Unë mendoj se ne s’i kemi mbyllur akoma akoma hesapet me komunizmin. Domethënë, ai dekomunistizimi i famshëm që duhet të ndodhte mbas domethënë mbas ’90-ës nuk ka ndodhur akoma.

Në këtë aspekt, lidhet shumë për zhduken e simboleve komuniste. Por më simbol komunist se dhe vila e Enverit, ku jetoi çifti më gjakatar i Shqipërisë në 40-45 vjet, nuk ka më.

Dhe unë mendoj se zhdukja nuk është se, se zhduk të gjithë pasojat tona nga komunizmi.

Unë mendoj se duhet t’i ballafaqojmë ne si popull dhe rikthimi i tyre në muze të kujtesës do të shërbente për të mbajtur vetëdijen gjallë, sidomos tek brezi i ri që shpesh i duket si epokë ekzotike ajo që kemi jetuar në kohën e komunizmit.

Aktualisht që flasim, vende të kujtesës në Shqipëri nuk kemi, pothuajse fare.

Spaçi ka ngelur i braktisur, as nuk vizitohet, as është kthyer në muze siç ishte premtuar. Po ashtu kemi kampin e Tepelenës.

Po piramida nuk u kthye, nuk u përdor asnjëherë në shërbim të kujtesës.

Kemi thjesht dhe një pavion të vogël, siç mund të jetë ajo te Degës së Brendshme në Shkodër dhe kaq. Dhe është ky fakti që të rinjtë sot nuk dinë asgjë për komunizmin.

Kur ju flet për komunizmin duken ca një epokë dinozaurësh, sikur kemi jetuar 2000 vjet përpara, ndërkohë ka ndodhur para 35 vjetëve.

Pikërisht sepse shumë vende, godina që do të ishin kthyer në mënyrë për të reflektuar, për të nxitur një reflektim mbi atë që kemi kaluar ne si popull, mbi diktaturën, mbi krimet e komunizmit, nuk u vu në funksion të këtij qëllimi.

E njëjta gjë ndodhi dhe me vilën e Enver Hoxhës.  Është përdorur akoma si vilë për shërbime qeveritare, hyjnë e dalin politikanë e ambasadorë e të tjerë, por askush nuk e di se çfarë krimesh janë gatuar në atë shtëpi.

Edhe unë vetë i përkas artit, por shpesh arti keqpërdoret, instrumentalizohet për të fshirë kujtesa propande dhe Rama është maestro për këtë gjë.

Duhet të sqarohet njëherë që protestuesit u nisën për të hedhur pikërisht për vilën e Enverit, për ta atakuar, për simbolikën, për atë çka përfaqëson, apo se mendonin që ndodhej Edi Rama tek vila e Enverit? Unë këtë akoma s’e kam kuptuar.

U fol që Edi Rama mbasi shkarkoi Ballukun dhe Spiropalin, u fut, u mbyll tek zyra, tek shtëpia e Mehmet Shehut me gruan e tij Linda Ramën, si duket është bërë paranojak si Enveri, dhe nuk ka dalur prej aty.

Po mbase tunelet e fshehta që ekzistojnë akoma midis vilës së Enverit dhe vilës së Mehmetit e ka përdorur për të qëndruar aty.

Nuk e di nëse protestuesit vërtetë mendonin se do ishte Rama tek vila e Enverit, apo e kanë atakuar sepse vila e Enverit përfaqëson krimet e komunizmit dhe për të bërë një paralele midis diktatorit ather dhe sot”, u shpreh ai

Të Lidhura

Ç’pune kam unë me Ballën? I vetmi që takon Ramën dhe krimin, është Berisha! –

Ç’pune kam unë me Ballën? I vetmi që takon Ramën dhe krimin, është Berisha! –

nga 27
23:10 | 10/05/2026
0

Akuzave publike të Sali Berishës për lidhje me eksponentë të njohur të botës së krimit, ish-deputeti Ervin Salianji i përgjigjet...

Padia e Edi Ramës për shpifje pranohet pjesërisht, Brisida Shehaj: Do të ankohen më Apel

Padia e Edi Ramës për shpifje pranohet pjesërisht, Brisida Shehaj: Do të ankohen më Apel

nga 27
22:32 | 10/05/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka fituar në Gjykatën e Tiranës procesin civil për shpifje ndaj ish-drejtoreshës së Tatimeve, Brisida Shehaj, e...

Hantavirusi qarkullon prej dekadash në Shqipëri, mjeku tregon si transmetohet –

Hantavirusi qarkullon prej dekadash në Shqipëri, mjeku tregon si transmetohet –

nga 27
22:06 | 10/05/2026
0

Hantavirusi, një infeksion viral që në raste të rralla mund të shkaktojë komplikacione serioze, rezulton të ketë qenë prezent në...

Drejtësi për Xhuana Nikollajn/ I dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, qytetarët protestojnë në Lezhë –

Drejtësi për Xhuana Nikollajn/ I dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, qytetarët protestojnë në Lezhë –

nga 27
21:02 | 10/05/2026
0

Dy muaj pas humbjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të Lezhës janë mbledhur pasditen e...

Para
Kur bien institucionet, ngrihet populli –

Kur bien institucionet, ngrihet populli -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’pune kam unë me Ballën? I vetmi që takon Ramën dhe krimin, është Berisha! –

Ç’pune kam unë me Ballën? I vetmi që takon Ramën dhe krimin, është Berisha! –

23:10 | 10/05/2026
Padia e Edi Ramës për shpifje pranohet pjesërisht, Brisida Shehaj: Do të ankohen më Apel

Padia e Edi Ramës për shpifje pranohet pjesërisht, Brisida Shehaj: Do të ankohen më Apel

22:32 | 10/05/2026
Hantavirusi qarkullon prej dekadash në Shqipëri, mjeku tregon si transmetohet –

Hantavirusi qarkullon prej dekadash në Shqipëri, mjeku tregon si transmetohet –

22:06 | 10/05/2026
Drejtësi për Xhuana Nikollajn/ I dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, qytetarët protestojnë në Lezhë –

Drejtësi për Xhuana Nikollajn/ I dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, qytetarët protestojnë në Lezhë –

21:02 | 10/05/2026
Derbi i Londrës/ Arsenali fiton me VAR, anulohet goli i West Ham –

Derbi i Londrës/ Arsenali fiton me VAR, anulohet goli i West Ham –

20:36 | 10/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ç’pune kam unë me Ballën? I vetmi që takon Ramën dhe krimin, është Berisha! –
  • Padia e Edi Ramës për shpifje pranohet pjesërisht, Brisida Shehaj: Do të ankohen më Apel
  • Hantavirusi qarkullon prej dekadash në Shqipëri, mjeku tregon si transmetohet –
  • Drejtësi për Xhuana Nikollajn/ I dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, qytetarët protestojnë në Lezhë –
  • Derbi i Londrës/ Arsenali fiton me VAR, anulohet goli i West Ham –
  • Festa familjare bën bashkë Klodian Brahon dhe Joni Ketën, drejtuesit e SPAK dhe BKH-së –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’pune kam unë me Ballën? I vetmi që takon Ramën dhe krimin, është Berisha! –
  • Padia e Edi Ramës për shpifje pranohet pjesërisht, Brisida Shehaj: Do të ankohen më Apel

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com