16 persona kanë rënë në prangat e karabinierëve si dhe një kilogram drogë është sekuestruar gjatë operacionit të koduar “Dhelprat e Ballkanit” dy vite më parë.
Sot në mëngjes janë bërë gjashtë arrestimet e fundit, katër shqiptarë e dy italianë, rezidentë në Tigullio.
“Droga fshihej në pyje, brenda kontenjerëve që përdoreshin për shitjet e përditshme të kokainës, heroinës e marijuanës në tregjet e Sestri Levantes, Casarza Ligure, Lavagna dhe klientëve lokalë, midis tyre artizanë, tregtarë, sipërmarrës”, tha komandanti i kompanisë lokale të karabinierëve.
Mes 16 të arrestuarve në vitin 2017, ishte edhe shqiptari Taulant Hoxhaj.