Vijon numërimi i kutive të para për Bashkinë e Kavajës ku sipas numërimit të deritanishëm kandidati i Partisë Socialiste Dorjan Murati kryeson me 1681 vota.
Maksim Kona i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka 299 vota ndërsa kandidati demokrat Isa Sakja numëron 1465 vota.
Janë numëruar 14 nga 84 kuti.
Kavaja votoi për zgjedhjen e kreut të bashkisë me datë 25 qershor, kur dhe u zhvilluan Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare.